Formimi i ushtrisë së Kosovës ka shkaktuar reagime të ndryshme, si nga ato që e mbështesin por edhe nga ato që e kritikojnë atë.
I tillë është rasti i kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev. Ky i fundit ka thënë se nuk është momenti i duhur për një lëvizje të tillë, pasi sipas tij, krijimi i ushtrisë krijon tensione të reja.
“Unë e di që edhe qëndrimi i NATO-s është ky, nuk është koha. Nuk na duhen tensione të reja, edhe njëherë të mos harrojmë që Ballkani nuk ka për qëllim të jetë fuçi baruti”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke komentuar formimin e ushtrisë së Kosovës.
“Apeloj te kolegët, te kryeministrat, Presidentët e shteteve, të kenë kujdes në hapat e tyre sepse obligimi jonë i përbashkët si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimorë, të cilët kemi aspirata për anëtarësim në BE, është që ta përparojmë bashkëpunimin ekonomik, zhvillimi rajonal të rritet, të sigurojmë paqe të përhershme dhe të kemi integrim në BE”, tha Zaev.
Po ashtu, kreu i qeverisë maqedonase apeloi që Kosova të shqyrtojë masat lidhur me taksat që i kanë vendosur për prodhimet serbe.