Pas përfundimit të takimit të ambasadores amerikane Yuri Kim me presidentin Meta, dhe disa orë para mbledhjes së Këshillit Politik në orën 17:00, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është drejtuar selisë blu, për tu takuar me Bashën.
Kujtojmë që ditën e djeshme u arrit një marrëveshje mes opozitës parlamentare dhe kryeministrit Rama për paktin e “5 qershorit”.
Ishte vetë Rama i cili ftoi menjëherë liderët e opozitës jashtëparlamentare, për të diskutuar hapjen e listave.