E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Yuri Kim me porosi të qarta nga Uashingtoni, vulos fundin tragjik të Berishës

Dje, Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi rihapjen e hetimeve për tragjedinë e “Gërdecit”. Nga ana tjetër, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ia bëri të qartë ish-kryeministrit Berisha se qeveria amerikane është në krah të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Apeli i GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të “Gërdecit”, duke pranuar kështu kërkesën e Prokurorisë dhe të familjes Durdaj. Ambasadorja Yuri Kim, erdhi me porosi të qarta nga Uashingtoni. Berisha, pas përjashtimit nga grupi demokrat ka nisur një aksion kundër Bashës. E ndërsa Kim, teksa ishte duke folur për mediat, ia bëri të qartë ish-kryeministrit Berisha se SHBA-të nuk do e lejojnë atë që të tërheqë pas vetes Partinë Demokratike.

Ambasadorja Yuri Kim i ka dhënë një përgjigje akuzave të Berishës, duke thënë se PD nuk mund të ecë para dhe të bëhet më e fortë, nëse mbetet e bllokuar me një këmbë në të shkuarën.

“Gjithashtu e kuptojmë fare mirë që PD-ja ndodhet në një pozitë të vështirë dhe është në proces tranzicioni, por shpresojmë të dali më e fortë dhe e bashkuar dhe të dali në një opozitë që të mund të fitojë sërish zgjedhjet.

Dëshiroj të konfirmojë se për sa i përket Uashingtonit, jemi serioz në luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë dhe jemi të gatshëm ta luftojmë pavarësisht partisë, nivelit dhe rangut se ku ndodhet.

Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo se ka ndodhur për përcaktimin për raste madhore të korrupsionit, ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë. Eshtë e gabuar dhe ofenduese.

Doja t’u kujtoja që në 1920 kur e gjithë bota donte që Shqipëria të zhdukej nga faqja e dheut, SHBA foli se Shqipëria duhet të qëndrojë, dhe të bëhet më e fortë.

Lexo edhe :   Basha v.s Berisha, topi ka vrarë shumë më pak se armët e tjera
Lexo edhe :   Vettingu për politikanët, çfarë di Basha që ne nuk e dimë?

I vetmi ndryshim ndaj ajo deklaratë është se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e fortë dhe sovrane dhe ata që synojnë të vendosin SHBA-në kundër shqiptarëve, po u them se e keni gabim. Shqiptarët e dinë që ju e keni gabim”, tha Kim.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...