Yuri Kim: Kjo stërvitje është fillimi i gjërave edhe më të mëdha që do vijnë

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, foli sot në kuadër të vizitës së trupave të ushtrisë amerikane në Shqipëri për të kryer stërvitjen e përbashkët ‘Defender Europe 21’.

Në fjalën e saj ajo u shpreh mirënjohëse ndaj vendit tonë pasi kemi qenë gjithnjë pranë njëri tjetrit dhe ka falënderuar trupat tanë për misionet e përbashkëta dhe gatishmërinë e Ushtrisë Shqiptare.

Pjesë nga fjala e ambasadores Kim:

Yuri Kim: “Kjo stërvitje historike besoj është fillimi i gjërave edhe më të mëdha që do vijnë, do stërvitemi më shpesh e do punojmë edhe më afër. Mbetemi krah për krah me ju sot nesër e përgjithmonë. Cfarë dite të lavdishme kemi përpara nesh. Në këtë ditë historike përgëzoj FA dhe Ministrine e Brendshme poer orgainizmin e ceremonisë. Jemi të nderuar që bashkohemi me ju në këtë aktivitet për nisjen e stërvitjes Defender Europe 21.

Përreth rajonit vihet re që Shqipëria është pjesë e më shumë aktiviteteve se cdo vend në rajon. Nuk është rastësore. Së pari roli i Shqiperise në aleancë është më i rëndësishem se kurrë.

Shqiptarët kanë luftuar prane nesh krah për krah në konflikte të shumta përreth globit,kurrë s’do i harrojmë sakrificat tuaja e gjihtmone do u jemi mirenjohes qe kur Amerika ka nevoje per ju, kur aleantet, NATO është aty e Shqipëria është gjithmonë krah nesh.

E njohim trimërinë tuaj e jemi të nderuar tu quajmë aleatët tanë. Shqiperia është vend i vecantë, me vendndodhje strategjike, si anëtare e aleancës ofron nje vend bazë të rëndësishme që i jep munesine NATO e SHBA për tu përgjigjur emergjencave e krizave rajonale shpejt e ne menyre efektive.

“Defender” pergatit per kete koncept, demontron aftesine per te hyrë në Evropen Juglindore përmes Shqiperise e për të pritur forca shumëkombëshe. S’keni hezituar kurrë të ofroni trupat apo të prisni aleatët në vendin tuaj. Na e keni treguar potencialinj strategjik e taktik, ju kemi dëgjuar e jemi këtu. Jemi mirënjohës për mikpritjen, partneritetin e kurajën tuaj.

Stervitje histiorike. Ky operacion mbeshtetes demonstron aftesine  e shba për të dërguar forca ushtarakke strategjikisht në vendin ku duhet e për ta bërë këtë shpejt. Pergatitja jone per kete koncept na kujton qe perhkushtimi i SHBA ndaj NATO është i hekurt”