Ambasadorja e Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, mbrëmjen e djeshme ka darkuar me deputeten e opozitës së re, Rudina Hajdarin. Në tavolinë ndodheshin edhe miq të tjerë, ndër to dhe profesori i njohur Rezart Prifti.
Ky i fundit iu është bashkuar Partisë “Nisma Thurje” me të cilën do të garojë deputetja Rudina Hajdari, parti që tashmë iu janë bashkuar intelektualë dhe politikanë të rinj.
Ende nuk dihet se cili do të jetë programi i “Nismës”, si dhe detaje më shumë nga ky takim.
Nisma Thurje ka publikuar një video të pedagogut të njohur Rezart Prifti, i cili shpall bashkimin me grupimin e ri politik, duke thënë se emri i Lëvizjes Politike do të ishte “Nisma”.