Gazetari Ylli Rakipi është përplasur ashpër verbalisht me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24. Rakipi ka shpërthyer në revoltë të hapur, madje duke përdorur edhe një fjalor aspak etik, ndërsa i ka kujtuar Ballës se po bën vetëm propagandë. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai shtoi se Meta ka shkelur vetëm Kodin Zgjedhor, të cilin sipas tij, e kanë shkelur më herët si Rama dhe Berisha.
“Presidenti Meta ka shkelur Kodin Zgjedhor. Ju dhe Sali Berisha keni bërë grusht shteti. Keni shkër****r Kodin Zgjedhor. E keni shkelur Kodin Zgjedhor, dhe ke 3 orë që na flet këtu. Cilin nen të Kushtetutës ka shkelur presidenti? Më thuaj që ka shkelur Kodin Zgjedhor. Kush të pyeti për të drejtat e presidentit? Doktor a profesor je? Ti duhet t’i çosh në gjykatë këto”, tha Rakipi.
Por ndaj kësaj deklarate, një kundërpërgjigje ka marrë nga ana e Ballës. Ai tha se Meta ka shkelur Kushtetutën, ndaj për asnjë arsye nuk e meriton që të qëndrojë më në zyrë.
“Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, prandaj nuk e meriton që të jetë më në zyrën e presidencës. Presidenti ka shkelur nenin 90, ku parashihen detyrat e kreut të shtetit shqiptar”.