Chelsea ka gjetur golin e avantazhit përballë Southampton në sekondat e fundit të pjesës së parë, falë një ekzekutimi mjeshtëror të një goditje dënimi nga Marcos Alonso. Në fillim u duk sikur goditjen do ta gjuante braziliani William, por Alonso godet me të majtën nga një distancë mjaft e largët dhe topi shkon ngjitur me shtyllën.