E premte, 23 Tetor, 2020
22 C
Tirana

Xho Bajden: Aksidenti tragjik që vrau gruan dhe vajzën e tij

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

“Pas 10 ditësh del dhe nuk infekton të tjerët”/Epidemiologu jep lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’ në Top Channel, sqaroi udhëzimin më të fundit nga ekspertët e shëndetit, i cili...

Për Xho Bajden ishte një dashuri me shikim të parë. Studenti i Universitetit të Delauerit, po kalonte pushimet verore në Bahamas. Ai hyri në një resort të famshëm, ku i ra menjëherë në sy studentja e Universitetit të Sirakuzës, Neilia Hunter, që po merrte rreze dielli pranë një pishine.

“Kur u kthye nga unë, pashë se ajo kishte një buzëqeshje të bukur dhe sy të gjelbër të mrekullueshëm”- shkroi ai në kujtimet e tij “Premtimet që duhen mbajtur”. Xho zbuloi se Neilia ishte e ngrohtë, dhe nuk i bëri përshtypje edukata e tij modeste e marrë në Skrenton të Pensilvanisë.

Ndërsa marrëdhënia e tyre po bëhej me e ngushtë, prindërit e saj kapërcyen çdo dyshim në lidhje me politikën e tij (ai është demokrat, ata ishin republikanë) dhe besimin fetar (ai është katolik, ata ishin presbiterianë).

Si e tillë, dasma e zhvilluar në gushtin e vitit 1966 midis Xho dhe Neilias, u duk se ishte vetëm një moment historik i hershëm në romancën e tyre. Askush nuk e dinte se bashkimi i tyre do të përfundonte në tragjedi më pak se 6 vjet e gjysmë më vonë.

Neilia pati një rol vendimtar në fushatën e Xho për në Senat në vitin 1972

Ndërsa udhëtimi i tyre i përbashkët i çoi në Sirakuza dhe më pas në Uillmington, çifti bëri plane që Xho të bëhej një avokat gjyqesh, dhe më pas të garonte për zyra publike. “Ne ramë dakord për pothuajse gjithçka”, shkroi ai, përveç shpresës së Neilias që burri i saj të zgjidhej anëtar i Gjykatës së Lartë të SHBA-së.

Neilia lindi Xhozef “Bio” Bajden III në shkurtin e vitit 1969, Robert “Hanter” Bajden në shkurtin e vitit 1970, dhe Naomi “Emi” Bajden në nëntorin e vitit 1971. Ndërkohë, përpjekja e parë e Xho për t’u futur në politikë ishte e suksesshme me zgjedhjen e tij në Këshillin e Qarkut të Nju Kasëllit në vitin 1970.

Dy vjet më vonë, Neilia mori një rol kryesor në fushatën e Xho Bajden kundër republikanit J.Bogs për në Senatin e SHBA-së, duke shërbyer siç do ta quante bashkëshorti i saj “truri i operacionit”. Pas Ditës së Zgjedhjeve, sfidanti që ende nuk i kishte mbushur të 30-at ishte bërë personi i dytë më i ri i zgjedhur ndonjëherë në Senat, duke e çuar çiftin Bajden të pyeste se çfarë mund të vinte pas ngritjes së tyre të shpejtë në politikë.

Makina e Bajden u godit nga një kamion një javë para Krishtlindjes

Përgjigjja erdhi më 18 dhjetor, një të hënë kur Xho po shkonte në zyrën e tij të përkohshme në Uashington, ndërsa Neilia qëndroi në shtëpinë e tyre të re në verilindje të Delauer, për të bërë disa pazare për festën e Krishtlindjes.

Rreth orës 14:30 të pasdites, Neilia po udhëtonte me makinë drejt perëndimit në një rrugë rurale në Luginën Hokesin, me tre fëmijët që ishin në sedijen e pasme. Makina u godit befas nga një kamion që po ecte me shpejtësi në një kryqëzim. Sipas raportit të policisë, përplasja e hodhi makinën 50 metra në një monopat.

Lexo edhe :   Aksidenti i Ahmetajt/Rama: S’merrem me survejime në vrimën e çelësit

Gruaja me 3 fëmijët u nxorën me shpejtësi nga makina e shkatërruar, dhe u dërguan me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Uillmingtonit. Por ishte tepër vonë për Neilian dhe Emin 13-muajshe, të cilat u shpallën të vdekura sapo mbërritën në spital. Të dy djemtë ishin më me fat, megjithëse Bio theu njërën këmbë, ndërsa Hanter pati një të çarë në kokë.

Lexo edhe :   Aksidenti i Ahmetajt/Rama: S’merrem me survejime në vrimën e çelësit

Xho e kuptoi menjëherë se kishte ndodhur diçka e tmerrshme

Sikurse kujton Xho në librin e tij autobiografik, ai e kuptoi se diçka e tmerrshme kishte ndodhur kur pa fytyrën e zbehtë të motrës së tij pasi iu përgjigj telefonit që ra në zyrën e tij atë pasdite. Një ndjenjë e tmerrshme e humbjes së Neilias u rriti menjëherë kur Valeri i sugjeroi të ktheheshin në shtëpi për shkak të një “aksidenti të lehtë”.

“Ajo ka vdekur, apo jo?”, u përgjigj ai. Udhëtimi i shpejtë për në Uillmington konfirmoi dyshimet e tij më të këqija. Por Xho nuk pati mundësi të qante humbjen e bashkëshortes dhe të vajzës, për shkak se 2 djemtë e tij të vegjël ishin ende në rrezik për jetën.

Në atë moment, kujton ai, vetëvrasja iu duk si një mundësi joshëse, edhe pse e dinte se nuk mund të braktiste kurrë Bion dhe Hanterin, në kushtet kur nëna dhe motra e tyre kishin ndërruar jetë. Xho u tërbua nga zemërimi kur policia e përjashtoi shoferin e kamionit nga çdo lloj përgjegjësie për aksidentin.

Më vonë u zbulua se Neilia ishte ose me shpejtësi mbi normat ose ishte e shpërqendruar nga fëmijët në sediljen e pasme. Dhe ndërsa po merrte zemër nga përmirësimi gradual i gjendjes së 2 djemve, Bajden e pa veten të konsumohej nga zemërimi që i vlonte. Disa herë dilte bridhte natën rrugëve të qytetit me shpresën se dikush do të përleshej fizikisht me të.

Ai e mori veten nga ajo humbje, duke u fokusuar tek mirëqenia e djemve të tij të mbijetuar

Me ndihmën e kolegëve të tij në Senat dhe mbështetjen e motrës, Xho u rikthye në detyrë. Edhe pse fokusi i tij kryesor ishte mirëqenia e Bio dhe Hanter, kjo i dha mundësi të treve të vazhdonin jetën e tyre. Një grua tjetër hyri në jetën e tij kur i vëllai i tij e njohu me studenten e Universitetit të Delauerit Xhill Xhejkëbs në vitin 1975.

Dhe kur u bë e qartë se Xhill ishte një pjesë e domosdoshme e familjes së tyre, ishin djemtë ata që e shtynë të atin të martohej me të. Pak para dasmës së tyre në vitin 1977, Xho e pyeti të fejuarën e tij se si mund të pranonte ajo të martohej më të, duke ditur ndjenjat e tij për gruan e tij të parë.

“Kushdo që mund të dashurojë aq fort një herë, mund ta bëjë sërish atë!”, u përgjigj ajo. “Ai ishte momenti kur unë e kuptova saktësisht se çfarë kishte bërë dashuria e Xhill për mua. Ajo më kishte dhënë sërish mundësinë të isha vetvetja”, shkruan Xho Bajden në librin e tij autobiografik.

Burimi: https://https://www.biography.com/news/joe-biden-first-wife-daughter-car-accident-story”

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rritje rastesh me korona*irus në Itali, 91 viktima në 24 orët e fundit

Në Itali, janë rritur sërish rastet me Covid-19 në 24 orët e fundit. Brenda një dite, janë regjistruar 19.143 të infektuar, ndërsa janë shënuar 91...

“Deti” në Hagë, Abazi: Rama para një tentative për tradhëti kombëtare

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për çështjen e detit. Bojken Abazi, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, thotë në lidhje...

Meta, propozim ekstrem: Kush prek votën, t’i pritet dora si në Mesjetë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i bindur se pas 25 prillit Shqipëria do të hyjë në një epokë të re. Në një prononcim për...

Rast i veçantë: Mbrojtësi i Interit, negativ dy ditë pasi u infektua me Covid

Mbrojtësi, Achraf Hakimi kthehet negativ vetëm dy ditë pasi rezultoi pozitiv në prag të ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach. Një rast sa i çuditshëm, aq edhe...

Nuk kaloi vetingun, KPA rikthen në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit në Shkodër

Fuat Vjerdha bëhet i pari në sistemin e drejtësisë, i cili rikthehet në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër. Komisioni i...