E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Xhisiela lë pas hekurave Rexhepin, pranohet kërkesa për…

Gjykata e Krujës ka pranuar këtë të mërkurë kërkesën e Prokurorisë për gjykimin e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, për akuzën e përndjekjes ndaj Xhisiela Malokut.

https://tiranatoday.com/a-do-perfundoje-ne-xhisiela-habit-me-deklaraten-avokati-i-rexhep-rrajes/

Rexhep Rraja u arrestua me vendim të po kësaj gjykate rreth 3 javë më parë. Ndërkohë, në seancën paraprake, avokati i Rrajës kërkoi gjykim të shkurtuar.

Gjykata e Apelit në Tiranë la në burg djalin e deputetit të PS-së, Rexhep Raja.  Avokati i tij, ka folur me tone të ashpra kundër këtij vendimi. Ai është shprehur se ish-e dashura Xhisiela Maloku i ka tërhequr akuzat. Sipas tij ajo është një qytetare që duhet të mbajë përgjegjësi për dëshmitë e saj.

Avokati Ilir Murati tha: “Është një moment që nën diktatin e politikës  gjykatat dhe prokurorçt nuk japin më vendime të drejta. Nuk i japin vendimet të bazuara në ligj. Unë flas me tre argumente kryesore. Klienti im nuk është i rrezikshëm. Pra është dërguar 3 herë në komisariat gjatë muajit korrik. Është paraqitur edhe ditën e arrestimit në Komisariatin e Krujës. Dhe po atë ditë ai është arrestuar. Ligji nuk e lejon që kur qytetari nuk përbën rrezik të arrestohet. Argumenti i dytë: Vepra penale nuk paraqet rrezikshmëri të tillë që ky të arrestohet. Aq më tepër kur “viktima” ose e dëmtuara vjen para jush dhe thotë  që unë nuk jam e kërcënuar. Ajo ka thënë që i ka sajuar të gjitha për motive xhelozie. Kjo është e vërteta e cila realisht u hiperbolizua nga mediat dhe politika. Për këtë shkak gjykata është nën presion, për të mbajtur qytetarin në burg padrejtësisht.

Pyetje: Ju patät një debat të ashpër me kryesuesen e seancës. Ajo iu lexoi deklarimet e te paktën 3 oficerëve të policisë gjyqësore. Iu paraqiti edhe një përgjim ambiental që fliste kundër pretendimeve tuaj dhe Xhisiela Malokut. Keni një koment?

“Po, e vërteta është krejt ndryshe. Është shumë e vërtetë që Xhisiela ka bërë 3 deklarime sikur qëndron vepra. Dhe më pas ka bërë po tre deklarime që i mohon dhe madje është tërhequr. Kemi një qëndrim të pabarabartë. Nëse një peron mohon gjithçka ka thënë më përpara duhet të mbajë  përgjegjësi penale për veprën që ka kryer. Dhe qytetari im duhet të ishte i lirë. Kjo  është pra, ajo pse unë u irritove dhe krijova debat me gjykatën. Kjo është padrejtësi, bazuar vetëm në prova dhe ligj. Kur një qytetare tërheq gjithçka që bën dhe mohon gjithçka që ka thënë duke të marrë përgjegjësi penale dhe aspak nuk duhet të mbahet qytetari në burg.

Pyetje: Pse duhet të besohet Xhisiela Maloku? Dhe nga ana tjetër djali i një deputeti  mund të ketë ndikuar pranë institucioneve të drejtësi për të mos shkuar në burg. Pse duhet të besojmë një vajzë e cila është thjesht një viktimë?

“Pse duhet ta besojmë? Sepse qytetarja është paraqitur 3 herë në komisariat dhe klienti im është paraqitur sapo është thirrur aty. Kjo tregon që gjithçka është e natyrshme dhe e vërtetë. Këtu duhet të besojmë. Ai nuk iku, nuk u largua se ishte djalë deputeti. Nuk përdori asnjë formë të ushtrimit të ndikimit të tij nga personat që e përfaqësonin. Nuk shkoi në burg nuk është defekt i klienti tim. Ai nuk nuk ka asnjë vepër nuk mund të shkojë në burg. Në burg nuk shkohet vullnetarisht. Në burg e dërgon institucioni kur kryen një vepër penale.  Kur qytetarja vjen para jush dhe deklaron se nuk janë të vërteta ato që kam thënë, qytetari nuk mund të rijë në burg. Ky është ligji, këtë kërkon ligji. Absolutisht është një vendim i marrë nën diktatin e politikës dhe medias. Kjo e fundit realisht po e shtrembëron faktin.

Pyetje: Rrahman Raja është deputet i PS-së. Nuk besoj se ka ndikon politik sepse opozita nuk ka forcë për të ndërhyrë?

Unë nuk përcaktova krah politik. Kjo është një vepër penale e cila realisht nuk është kryer. Ai është një njeri shumë i nderuar. Deputetët janë tepër të nderuar se po votohen nga populli.

Pyetje: Media raportoi faktet asgjë më shumë. Çfarë është kjo histori?

Media i shtrembëroi më shumë faktet. Sepse ju i keni pasur faktet. Janë 3 kallëzime të tërhequra duke i mohuar që nuk ka ndodhur vepra. Ky është problemi që nuk e pasqyron saktë media.

Pyetje: Kemi një raport mjeko-ligjor ku tregon se Xhisiela Maloku është dhunuar. Është djegur me cigare.

Po pra po. Por nuk përcaktohet koha e dhunimit. Kur është dhunuar? Në çfarë kohe? Po të ishte përcaktuar koha e dhunimit dhe do përkonte me datën 20 që thotë qytetarja atëherë edhe ne do të themi që kishit të drejtë.

Pyetje: Ju keni pasur një alibi, dhe thatë që Xhisiela Maloku është një vajzë ekstavagente dhe mund t’i këtë bërë vetë shenjat e djegies me cigare.

Xhisiela Maloku është një vajzë qytetare, jo ekstavagande. Ajo është qytetare, është e sjellshme është e kulturuar. Ajo flet para jush dhe flet në çdo kohë që e keni kërkuar ju dhe institucionet e tjera./TIRANA TODAY/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...