E premte, 18 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

Xhesika, 17-vjeçarja e paralizuar që ëndërron të bëhet psikologe

17-vjeçarja, Xhesika Frroku, është nxënëse e shkollës së mesme në bashkinë e Vaut të Dejës. Rreth një vit më parë, papritmas ajo e gjeti veten të paralizuar dhe në një karrocë me rrota.

“Në fillim ishte e vështirë, isha në këmbë dhe për dy ditë jam paralizuar. 3 muaj qëndrova pauzë pa shkollë, më pas e fillova sërish shkollën me mbështetjen e familjes, shoqërisë, profesorëve, i falenderoj nga zemra”, thote Xhesika.

Por, kjo nuk e pengoi Xhesikën të vazhdonte shkollën, me ëndrrën për të vazhduar studimet universitare për psikologji, që një ditë të mbështesë njerëz me aftësi të kufizuara, të cilët ndeshen me sfida të ngjashme si ajo vetë.

“Jam në vit të fundit të shkollës së mesme, do vazhdoj vitin tjetër për psikologe. Do të luftoj për një të ardhme, për t’ia dalë mbanë sepse e kam një motiv për të ecur përpara”, thote ajo.

Ajo e ka një mesazh për të gjithë të rinjtë që si ajo përballen me aftësi të kufizuara.

“Të gjithë që e kanë këtë fatkeqësi, u them të kenë kurajë, vetëbesim sepse gjithçka arrihet dhe realizohet. Nëse qëndrojmë gjithë jetën në këtë karrige me rrota, duhet të jemi shumë optimistë dhe me vetëbesim  të madh për t’ia dalë sepse gjithçka arrihet. Është një ëndërr për me ecë dhe shpresë me jetu”./VOA

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Navalny e quan Putinin “gënjeshtar”

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një “gënjeshtar që nuk mund të ndalet...

‘Euro 2020’/ Holanda mposht Austrinë, i bashkohet Italisë dhe Belgjikës në 1/8

Holanda ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Austrinë në ndeshjen e vlefshme për grupin C, dhe së bashku me Italinë dhe Belgjikën, ka...

Mbyti gruan dhe planifikoi të arratisej, momenti kur piloti përqafon vjehrrën

32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos, i cili mbyti gruan e tij 20-vjeçare britanike Caroline, është një vrasës tepër gjakftohtë, dhe u mundua të fshinte çdo lloj...

Mediat dhe oligarkët/ Peza: Ja emrat e radhës që do të shpallen “non grata”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe analisti Alfred Peza, parashikon një verë të nxehtë sa i takon situatës politike, teksa u shpreh se shpallja ''non...

Holanda votoi pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por ka një kusht

Parlamenti holandez i dha dritën jeshile Shqipërisë ditën e sotme, pasi votoi pro hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Megjithatë, për negociatat, Holanda ka...