E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Xhelal Mziu i vendosur: Nuk ka zgjedhje në Kamëz më 30 Qershor

Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror Zgjedhor sot në lidhje me zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në këtë letër, Mziu vë në dijeni edhe ministrin Lleshaj, teksa sqaron se zgjedhjet në Kamëz nuk do zhvillohen.

Sipas kryebashkiakut demokrat, KQZ nuk ka tagër ligjor që të gjykojë mbi Dekretet e Presidentit Ilir Meta përsa i përket datës së zgjedhjeve dhe për këtë arsye e cilëson detyrim ligjor dhe kushtetues zbatimin e dekretit të Metës.

Letra e plotë:

Duke vënë në dijeni Ministrin e Brendshëm, Prefektin e Qarkut Tiranë, Prezencën e OSBE-së si dhe KZAZ nr.27 dhe 28 Bashkia Kamëz sqaron se:

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka tagër ligjor që të gjykojë mbi Dekretet e Presidentit për sa i përket datës së zgjedhjeve. Nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rezervat e tij ligjore për Dekretet e Presidentit, mund t’i drejtohet vetë kryesisht këtij institucioni (Presidentit).

Zbatimi i Dekretit nr.11199, datë 10.06.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nga ana e qeverisjes vendore Bashkia Kamëz, është një detyrim ligjor dhe aq më tepër kushtetues.

Në mbështetje të plotë me Ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, është njoftuar KQZ-ja në zbatim të detyrimeve që përcakton Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht me shkresat: nr.329 prot. datë 21.01.2019, Nr.386/1 datë 29.01.2019, nr.1410 prot., datë 18.03.2019, Nr.2728 prot. datë 21.05.2019 dhe Nr.2867/1 prot. datë 31.05.2019 dhe Nr. 3271 prot. datë 13.06.2019, ku ju kemi informuar për administrimin e procesit zgjedhor.

Mziu deklaron sa më sipër nga ana e institucionit të Bashkisë Kamëz dhe e imja personalisht është ndjekur e gjithë procedura ligjore për zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Duke vlerësuar kushtetushmërinë e këtij dekreti deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor 2019.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...