Pjesa e parë e miqësores mes Shqipërisë dhe Uellsit është mbyllur me rezultatin e bardhë pa gola. Por kuqezinjtë rrezikojnë të mbesin me 10 lojtarë, pas një tensioni të krijuar në minutën e 35’, të “stilit Mavraj” ndaj Skocisë.
Ishte Xhaka që humb një top në mesfushë, dhe shkakton faull ndaj Brooks. Uellsiani e godet me bërryl teksa është i shtrirë, dhe Xhaka reagon ashpër më pa. Gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.