E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Xhaçka: Kapiten Meçollari figurë e lartë e FA. Është hakmarrje personale e Berishës

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dalë para Komisionit të Sigurisë duke raportuar lidhur me grupin e negociatorëve me Greqinë. Ka qenë opozita që e ka kërkuar këtë komision sepse për ta është një shqetësim futja e Artur Meçollarit si pjesë e grupit negociataor.

Ministrja ka thënë se Forcat e Armatosura e kanë larguar padrejtësisht Meçollarin dhe se ndaj tij ka një sulm për ti bërë pis figurën. “Vendi ynë ka pak ekspertë dhe ai ka një eksperiencë të gjatë dhe akses në informacione sekrete”, ka thënë Xhaçka.   

“Artur Meçollarin e kam takuar për herë të parë në jetën time në fund të nëntorit 2017. Meçollarin e takova në Kabul ku ishte ushtaraku më i lartë shqiptar në misionin e NATO-s. E pranova kërkesën e komisionit për të sqaruar disa fjali të hedhura qëllimisht lart e poshtë”.

“Në vitin 2012, Meçollari u largua nga detyra padrejtësisht, arsyet e vërtetë janë se nuk pranoi të firmoste për disa baza detare nga plani i përhapjes”.

Ajo ka thënë se Meçollari ka certifikatë sigurie nga NATO, të parën e ka marrë në 2011. Ministrja hodhi akuza ndaj ish-kryeministrit Berisha, ku sipas saj, Meçollari nuk pranoi t’ju jepte bazat detare miqve të Berishës.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...