E shtunë, 6 Mars, 2021
12 C
Tirana

Vuçiç: Serbia e gatshme të shpërndajë vaksina për shqiptarët në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Serbia do të vazhdojë të kujdeset për “popullin e saj në Kosovë” dhe se është e gatshme që të dërgojë ilaçe dhe vaksina edhe për shqiptarët. Ai tha se dërgesa e vaksinave në veri të Kosovës, nga ana e Beogradit, nuk përbën shkelje të marrëveshjes së Brukselit.

“Askujt as nuk duhet t’i shkojë në mendje që të sulmojë dikë që ndau ilaçe”, ka thënë Vuçiç. Ai gjithashtu njoftoi se Serbia do të bëjë investime të reja në Graçanicë dhe Mitrovicën e Veriut.

Fillimi i vaksinimit të popullatës në veri të Kosovës kundër COVID-19, me vaksina të dërguara nga shteti serb, ka nxitur reagime në Kosovë.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, tha më 27 dhjetor se hyrja ilegale në Kosovë e disa produkteve farmaceutike nga Serbia “përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes për Vulat Doganore dhe asaj për Njohjen Reciproke të Certifikatave Farmaceutike”.

Këto marrëveshje, Kosova dhe Serbia i kanë arritur në vitin 2015 në kuadër të dialogut teknik. Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë të dhënë nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, se në Kosovë kanë hyrë vaksina të tilla.

Sistemi shëndetësor në komunat me shumicë serbe në Kosovë funksionon brenda sistemit serb. Vaksina Pfizer/BioNTech ka arritur në Serbi më 22 dhjetor.

Radio Evropa e Lirë ka marrë vesh se vaksinat nuk kanë hyrë në Kosovë përmes Entit të Shëndetit Publik, i cili funksionon brenda sistemit serb në veri.

Të hënën (28 dhjetor) kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi “ngritën shqetësimin” lidhur me hyrjen ilegale të vaksinës kundër koronavirusit të ri në Kosovë, “pa procedura të rregullta të importit apo donacionit për produkte medicinale, për të cilat nuk dihet as origjina”.

Lexo edhe :   Kosovë, rritet ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19
Lexo edhe :   Vuçiç feston ditëlindjen: Dhuratën më të bukur e mora nga fëmijët në Kosovë

“Kjo sjellje e Republikës së Serbisë u konsiderua e papranueshme dhe institucionet e Kosovës kanë iniciuar veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këto veprime”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e Hotit, pasi ai zhvilloi një bisedë telefonike me komisionarin e Bashkimit Evropian, Oliver Harhelyi.

Më herët gjatë së hënës, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se kanë nisur hetimetlidhur me hyrjen e vaksinave kundër koronavirusit në komunat në veri të Kosovës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...