E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Vuçiç: Refuzova propozimin nga BE-ja për zgjidhjen e targave me Kosovën

Qeveria e Kosovës ka marë vendimin që nga e hëna të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë, sa i përket targave të automjeteve. Dokumenti është nënshkruar po të hënën, nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në vendimin të cilin e ka bërë publik vetë ministri Sveçla, thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë, dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”.

Si rezultat i kësaj, mëngjesin e së hënës janë shtuar forcat policore në pikat kufitare me Serbinë, për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili ka drejtuar seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha se ka marrë një propozim për zgjidhjen e situatës në vendkalimet kufitare me Kosovën në Jarinje dhe Bërnjak, por e ka refuzuar atë propozim.

“… Ne kemi arritur në përfundimet se Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së plotë për serbët në Kosovë.

Deklaratat në të cilat na barazojnë dhe thonë se të dy vendet janë fajtore, janë të papërshtatshme”, ka deklaruar presidenti serb.

Ai gjithashtu vuri në dukje se dje ka marrë një propozim nga BE-ja dhe vendet e QUINT-it, për një zgjidhje me kompromis.

“Unë e refuzova atë, sepse nuk është kompromis dhe sepse e kthen Serbinë prapa. Shkurt – është një zgjidhje sipas së cilës 70 për qind e asaj që shqiptarët kishin ndërmend të bënin…”, ka përfunduar presidenti i Serbisë.

Lexo edhe :   Pak përparim/Raporti i Progresit i KE-së për Kosovën
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...