E mërkurë, 20 Janar, 2021
3 C
Tirana

Vuçiç: Pres angazhim më të fuqishëm të SHBA-së në dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë braktisur bisedimet për Kosovën dhe se ai pret angazhim edhe më të fuqishëm të amerikanëve në këtë çështje.

Duke folur për negociatat midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat do të vazhdojnë të enjten në Bruksel në nivel ekspertësh, Vuçiç tha për Radio-Televizionin e Serbisë se “hapësira e Serbisë për manovrim do të zvogëlohet”.

“Ne nuk iu kundërvihemi shqiptarëve atje. Është njësoj sikur të flisni me shqiptarët ose me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Ata mendojnë njësoj dhe të gjithë e duan Kosovën e pavarur”, tha Vuçiç.

“Në një moment do të jemi nën presion, por ma lini mua, unë jam veteran politik, e di se cilat janë pasojat për mua, por do ta mbroj vendin, jo veten time”, tha ai.

Javën e kaluar, Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, janë takuar në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë të BE-së.

Ka qenë ky takimi i parë i drejtpërdrejtë midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë qysh në fund të vitit 2018, shkruan “Rel”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...