Vuçiç, politikë mbi arkivolin e Patriarkut: Ai se donte pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç mbajti një fjalim në varrimin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Irinej, i cili vdiq nga koronavirusi, duke treguar dëshirat dhe shqetësimet e fundit të tij.

Vuçiç kërkoi të bëjë politikë nga varrimi i Patriarkut, duke thënë se Irenej u përpoq të gjente mënyra që Kosova të mos e fitojë Pavarësinë. Nën petkun e klerikut, Irenej lobonte që Kosova t’i kalonte Serbisë, duke shkelur mbi kufomat e mijërave të të pafajshmëve.

“Shqetësimi i tij më i madh ishte Kosova dhe Metohija dhe megjithëse pjesën më të madhe të kohës e kaloi në Prizren, ai mbeti gjakftohtë, u soll në mënyrë racionale duke kërkuar mënyra që ta ruajmë, apo së paku të mos pranojmë pavarësinë e Kosovës”, tha Presidenti serb.

Më pas, Vuçiç u shpreh se kleriku e ka kuptuar realitetin dhe gabimet që bëri Serbia në humbjen e Kosovës dhe besonte se me forcën në rritje të Serbisë, do gjendej një zgjidhje e mirë .

“Kuptoi realitetin e vështirë dhe gjitha gabimet historike që kemi bërë, por besoi në forcën në rritje të shtetit serb dhe nganjëherë, disi naivisht, fuqinë për të bindur botën se Kosova dhe Metohija do të jetë mirë vetëm me një zgjidhje të drejtë. Respektoi botën perëndimore dhe ishte i bindur se një ditë do të kuptonte serbët dhe do të pranonte të paktën një pjesë të argumenteve tona”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb tregoi edhe për dashurinë që Irinej kishte për Rusinë dhe presidentin e këtij shteti, Vladimir Putinin.

Patriarku ynë e donte Rusinë pafundësisht, Patriarkun Kirill dhe ai i ishte pafundësisht mirënjohës Presidentit Putin për ndërtimin e këtij tempulli. Ai nuk ishte kundër Perëndimit, përkundrazi priti dhe besoi se do të ndryshonte pozicioni i tij për çështjen e popullit tonë dhe se ne do të ishim në gjendje të kishim paqe”, tha Vuçiç.

Lexo edhe :   E rëndë në Serbi/ Zbulohet dhoma e torturave ku ekzekutoheshin njerëz