E martë, 26 Janar, 2021
4 C
Tirana

Vuçiç për Kosovën: Përkufizimi i kufijve është një zgjidhje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Kosova nuk është e gatshme për zgjidhje kompromisi me Serbinë dhe se konflikti i ngrirë midis dy vendeve vazhdon.

Duke folur për një televizion lokal serb, Vuçiç tha se ideja e përkufizimit të kufijve, e përfolur edhe më herët, paraqet një zgjidhje, me të cilën Serbia do të ishte “po aq e kënaqur dhe po aq e pakënaqur sa edhe shqiptarët”.

Ideja për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, që Vuçiq e ka cilësuar si “përkufizim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, është shpërfaqur për herë të parë në verë të vitit 2018.

Ajo ka nxitur reagime për dhe kundër, si në Kosovë dhe në Serbi, ashtu edhe te komuniteti ndërkombëtar.

Autoritetet në Kosovë përfundimisht e kanë hedhur poshtë idenë e tillë, duke thënë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Vuçiç, duke folur për mediat serbe, tha po ashtu se “shqiptarët kanë marrëveshje me Bashkimin Evropian për të mos respektuar Marrëveshjen e Brukselit”.

Këtë marrëveshje, Kosova dhe Serbia e kanë arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por palët kanë fajësuar vazhdimisht njëra-tjetrën për mosrespektimin e pikave të saj.

Kosova dhe Serbia, tash e dhjetë vjet gati, janë duke biseduar për normalizimin e marrëdhënieve.

Herën e fundit, kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar më 7 shtator.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...