E martë, 14 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Vuçiç: Nuk do të grindemi me Gjermaninë dhe SHBA-në, na duhen si aleate

Më të lexuarat

“Mund të kemi 600 raste në ditë”, Brataj i përgjigjet Dashos

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ka kthyer përgjigje ekspertit të Shëndetit Publik, Erion Dasho, pas deklaratës së bërë nga ky i fundit...

VIDEO/ Shkupi “pushtohet” nga flamujt shqiptarë një ditë para nisjes së votimeve

Maqedonia e Veriut po mban sot fazën e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ditën e sotme do të lejohen të votojnë vetëm të...

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi kërkon lirim me kusht

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe se Zani Çaushi ka kërkuar lirimin me kusht. Çaushi, i cili aktualisht vuan dënimin...

Lirohen nga burgu dy mjekët që kuronin Eduart Lamajn

Dy mjekët që morën përsipër të mjekojnë ilegalisht Eduart Lamajn janë liruar në detyrim paraqitjeje. Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lirojë Viktor Markun...

I riu rrezikon burgun për një bombol, prokurori ‘kyç’ gojën (VIDEO)

Emisioni “Stop” ka trajtuar këtë të martë një histori të çuditshme nga Korça. Kostandin Beqirllari ka një biznes familjar që ka të bëjë me...

“Cenohet liria e shprehjes”/ Meta kthen në Kuvend ligjin që ndëshkon median

Presidenti Ilir Meta ka kthyer sot për shqyrtim në Kuvend ligjin nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 20,...

Vendoset lëndë plasëse pranë një banese në Fushë Krujë

Një sasi tritoli është gjetur pranë një banesë në periferi të Fushë Krujës. Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi e zonja e shtëpisë e...

Pandemia/ Dy pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Viktimat janë një burrë nga Shkodra dhe një...

Nxori në pritë Hekuran Billën, Apeli merr vendimin për Adiola Lakrën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për Adiola Lakrën, e cila akuzohet për vrasjen e Hekuran Billës. Ajo u përdor...

Shifra rekord/ Rritet ndjeshëm numri i rasteve në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 117 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Shpërndarja gjeografike e...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Serbia gjendet para një periudhe jo të lehtë, por që “do të dijë që të luftojë për interesat shtetërore dhe kombëtare”.

Vuçiç e ka thënë këtë duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Çaçak, lidhur me takimin e përfaqësuesve të Serbisë dhe të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, më 27 Qershor, të cilin e ka paralajmëruar i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Vuçiç ka thënë që temë e takimit nuk do të jetë pranimi i pavarësisë së Kosovës, por ekonomia.

Ai ka rikujtuar që në kuadër të bisedimeve me zyrtarët ndërkombëtarë, pritet vizita në Serbi e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, vizita e vet Vuçiçit në Moskë dhe biseda me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe që pas kësaj vizite, autoritetet e Serbisë “duhet të merren vesh se cili delegacion shkon në Uashington”.

“Pres bisedim të mirë me Lajçakun, si dhe një vizitë të mirë në Rusi. Do të shohim, së pari, nëse shqiptarët do të respektojnë atë që ka thënë Grenell lidhur me moskandidimin në institucionet ndërkombëtare, sepse mos harroni që më herët (presidenti i Kosovës, Hashim) Thaçi këtë nuk ka dashur kurrë ta pranojë. Unë e kam bërë këtë ofertë katër vjet dhe për katër vjet kam insistuar për këtë, sepse fushata kundër nesh ka qenë e tmerrshme dhe për katër vjet ata nuk kanë dashur ta pranojnë këtë. Tashmë jemi informuar se ata kanë pranuar”, u ka thënë Vuçiç gazetarëve në Çaçak.

Ai ka shtuar edhe që “amerikanët tashmë kanë paralajmëruar se dëshirojnë të flasin për ekonominë”.

“Edhe deri më tash kemi folur për ekonominë dhe jo për çështjet tjera”, deklaroi Vuçiç.

I pyetur nga gazetarët që të komentojë deklaratat e diplomatit gjerman Wolfgang Ischinger dhe të Richard Grenellit në Twitter lidhur me rolin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, Vuçiçi ka thënë që Serbia “është vend i vogël” dhe se do të bisedojë me të gjithë, por se do të dijë që të ruajë interesat e veta si dhe “nuk do të dëgjojë atë që nuk i konvenon”.

Lexo edhe :   Thoshte se virusi është mashtrim dhe u infektua me qëllim, i riu në SHBA e pëson keq
Lexo edhe :   Thoshte se virusi është mashtrim dhe u infektua me qëllim, i riu në SHBA e pëson keq

“Unë mendoj që këtu po luhet një lojë e madhe ndërkombëtare ndërmjet lojtarëve të mëdhenj. Ne jemi të vegjël këtu, ne edhe shqiptarët. Nuk e kemi problemin që të bisedojmë. Atë që e shoh unë si problem është që nuk ka zgjidhje substanciale, esenciale, e cila do të ishte njëjtë e pranueshme ose e papranueshme për të dyja palët”, deklaroi Vuçiç.

Ai shtoi se ndërmjet SHBA-së dhe Gjermanisë është një “konflikt i madh politik”, por që Serbisë i nevojiten edhe SHBA-ja edhe Gjermania si aleate.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq deklaroi në Çaçak që bisedimet me autoritetet e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë janë “ekskluzivisht për ekonominë”.

“Përderisa kemi tema të rënda politike që duken si të pamundura për t’u zgjidhur, ne duhet në mënyrë paralele të punojmë për atë që të përmirësojmë kualitetin e jetës së të gjithë njerëzve, qofshin ata serbë, shqiptarë ose ndonjë i tretë”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo shtoi që bisedimet e tilla janë në përputhje me gjithë atë “për çka Serbia ka bërë thirrje viteve të kaluara”.

“Gjithçka që kemi biseduar me ambasadorin Grenell, pra, linja ajrore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ‘Autostrada e paqes’ nga Nishi deri në portin e Durrësit, për të cilin ne së shpejti do ta shpallim tenderin për trasenë nga Nishi deri në Ploçnik, linja hekurudhore…”, deklaroi Bërnabiq.

“Ne e përshëndesim këtë agjendë dhe mendojmë se është e rëndësishme”, theksoi ajo. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fshehja pas betejës proceduriale, dhe jo cilësisë së ndryshimeve kushtetuese

Nga: Mero Baze Presidenti Ilir Meta ju shmang përsëri komenteve për cilësinë e ndryshimeve kushtetuese, lidhur me reformën zgjedhore. Në një deklaratë të tij, përmes...

Aplikacioni më i shkarkuar bie në të gjithë botën, miliona përdorues nuk dërgojnë dot mesazhe

Një prej aplikacioneve më të përdorura në mbarë botën, WhatsApp, ka shfaqur probleme mbrëmjen e sotme. Lajmërimi është përcjellë në Twitter, ku përdoruesit kanë treguar...

“Ceremoni falas nëse e regjistronte si të vdekur nga pandemia”, Sazan Guri plas skandalin

Në kohën kur Ministrja e Shëndetësisë apelon që të gjithë të ndërgjegjësohen, pasi Infektivi po përballet me një fluks edhe të moshave të reja,...

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 36-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i katërt

Një 36-vjeçar me inicialet E.L., ka rënë aksidentalisht sot nga ballkoni i katit të katërt. Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në...

Intervistimi i presidentit Thaçi vazhdon të mërkurën, çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, doli pas gjashtë orësh të intervistimit të tij në Prokurorinë e Posaçme në Hagë, që trajton pretendimet për krime...