E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Vuçiç kërcënon Kurtin: Ndryshoni vendimet ose do përballeni me pasojat

Qeveria e Kosovës ka futur në fuqi reciprocitetin ndaj Serbisë, përsa u takon targave të automjeteve. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kërcënuar haptazi Kosovën e kryeministrin Kurti, se nëse nuk ndryshojnë vendimin, do të përballen me pasojat.

“Ne duam të tregojmë vullnet të mirë dhe t’i japim kohë Prishtinës për të ndryshuar vendimet e këqija. Nëse ata nuk duan, ne do të marrim masa për të mbrojtur Serbinë”, tha Vuçiç pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Duke iu rferuar vendimit të autoriteteve të Kosovës, të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë, duhet të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi, mund të bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Targat duhet të vendosen në vende të dukshme, dhe për vendosjen e tyre do të ketë një pagesë prej 5 eurosh.

Dje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sqaroi vendimin e qeverisë për vendosjen e reciprocitetit për targat serbe në Kosovë. Kurti u shpreh se vendimi i marrë nuk është dëshirë e qeverisë së tij, por janë të imponuar nga pala serbe.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...