Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi ditën e sotme se ka marrë një njoftim zyrtar, se Greqia synon të përmirësojë marrëdhëniet e saj me Kosovën.
Ai beson në miqësinë e Beogradit me Athinën dhe u shpreh se Greqia nuk do të vijojë një hap më tej për ta njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan media serbe, Tanjug.
Në një deklaratë për shtyp pas takimit me patriarkun dhe peshkopët e Kishës Ortodokse Serbe, anëtarët e Këshillit të Ipeshkvijve, Vuçiç tha se kur Kosova vendosi taksë për mallrat serbe, Greqia i dha mundësinë për të hapur zyra tregtare, dhe tani ky raport ka shkuar në një nivel më të lartë.
“Të premten, ne u informuam zyrtarisht se Greqia do të përmirësonte marrëdhëniet e saj me Prishtinën në një nivel më të lartë, drejtorë politikë, i cili është personi më i lartë i mundshëm në nivelin e një ministri”, shpjegoi ai.
Vuçiç tha se do t’i lutet Greqisë të mos e lejojë atë të ndodhë, sepse hapi tjetër do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës.