E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Vuçiç i irrituar me liderët kosovarë: A jeni mirë, çfarë keni ngrënë?!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se para se të shkojnë në dialog me Kosovën, ata duhet të heqin fillimisht taksën ndaj mallrave serbe. Ai u shpreh se janë gjithmonë gati për bisedime, por me ata që duan të bisedojnë.

“Puna jonë është se ne jemi gjithmonë gati për bisedime, por me ata që duan të bisedojmë. Së pari të hiqni taksat, pastaj të shohim a ka vazhdim dialogu a nuk ka. Nëse këto ju duken kushte për dialog, mos të humbim para për rrugë deri në Bruksel, sepse dialogu që Serbia t’ju njoh pavarësinë dhe sovranitetin dhe të formohet Tribunali i veçantë për gjykim të serbeve për krime, që ajo gjykatë të dënojë serbët për sulme dhe krime seksuale, që të ju japim ambasadat tonë me parimin e shkëputjes, t’ju japim pasurinë dhe ikonat tona, pasurinë kulturore, siç keni parashikuar.

A jeni ju mirë, ç’ka keni ngrënë dhe ç’ka keni pi, ç’ka keni, a ka realitet dhe racionalitet tek ju?”, tha Vuçiç. Gjithashtu ai shtoi se është i zhgënjyer me faktin se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe BE-së, i kanë paralajmëruar me miratimin e platformës, por nuk kanë ndërmarr asgjë.

“I kam lutur që të tërheqin vërejtjen që mos ta bënë këtë, sepse me atë Prishtina i jep fund mundësisë për çfarëdo kompromisi, sepse ajo ç’ka ata kërkojnë është jashtë mendjes së shëndoshë. Për fat të keq askush nuk reagoi. Ai ka falenderuar patriarkun Irinej që e ka dëgjuar kreun e shtetit. Ne do ta informojmë për hapat e mëtejshëm, dhe jemi gati të dëgjojmë mendimin e Kishës serbe”, deklaroi Vuçiç.

Lexo edhe :   Prag konflikti, pritet tërheqja e Beogradit nga marrëveshjet me Kosovën
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...