E martë, 19 Janar, 2021
-4 C
Tirana

Vuçiç: Fillon vaksinimi në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfzer/BioNTech, e cila para disa ditëve ka arritur në Serbi.

“Vaksinimi ka filluar në Leposaviq. Sot do të arrijë edhe në Mitrovicë. Kjo vaksinë është per personat mbi moshën 75-vjeçare. T’i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët”, ka deklaruar Vuçiq të premten në aeroportin ushtarak në Batajnicë.

Ai i ka bërë këto komente pas pranimit të pajisjeve mjekësore nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Sistemi shëndetësor në komunat me shumicë serbe në Kosovë funksionon brenda sistemit serb.

Presidenti serb, deklaroi gjithashtu se Serbia do të pranojë këto vaksina në baza javore dhe se pas personave të moshuar që jetojnë në shtëpi kujdesi, vaksinimi do të fillojë edhe për pjesëtarët e stafit shëndetësor.

Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë, Zllatibor Lonçar, tha në Batajnicë se në periudhën e ardhshme në këtë shtet do të arrijnë më shumë se 60,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

“Kontingjenti i parë do të arrijë në 4 janar, pastaj më 11, dhe dinamika e dorëzimit do të jetë për çdo javë. Kjo është e mjaftueshme për shtëpitë e të moshuarve, por do të jetë e mjaftueshme edhe për disa punëtorë shëndetësorë ”, ka deklaruar ai.

Serbia ka nisur vaksinimin brenda territorit të vet një ditë më parë. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç ishte në mesin e personave të parë që janë vaksinuar më 24 dhjetor. Sipas Qeverisë serbe, një gjë e tillë është me qëllim të rritjes së besimit publik në sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës./REL/

Lexo edhe :   Milan humb yjet, dy lojtarët e rëndësishëm me Covid-19
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...