Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për formimin e “Shqipërisë së Madhe”.
Vuçiç ka theksuar se Haradinaj është politikan serioz, i fuqishëm edhe i rrezikshëm.
“Nëse ai zgjidhet në ndonjë funksion dhe nëse bashkëpunon me Kurtin është e qartë se ata të dy angazhohen për bashkim. Ne këtë e pranojmë si fakt politik, në çka do të guxojmë të reagojmë. Krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për Serbinë dhe BE”,- ka thënë Vuçiç.
Vuçiç tha se do të dëshironte të dëgjonte disa reagime nga Brukseli ose Uashingtoni lidhur me këtë deklaratë.
“Sepse, na ruajt Zoti, dikush në Serbi nga një vend kaq i lartë foli për disa lloje të tjera të bashkimit në Ballkan, ata pothuajse do të na bombardonin. Por është e kotë të flasësh më shumë për standarde të dyfishta,”– shtoi ai.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për presidencën e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi të hënën se Bashkimi Evropian, me sjelljen e tij ndaj Kosovës, mund ta detyrojë Kosovën të bashkohet me Shqipërinë.