E premte, 24 Shtator, 2021
24.5 C
Tirana

Vuçiç: As që më bie ndërmend të flasim për luftë

Serbia dëshiron raporte partneriteti dhe miqësie me Bosnje dhe Hercegovinën dhe entitetin e Republika Sërbskas, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç gjatë një vizitë në Banja Llukë.

“As që më bie në mend të flasim për luftë dhe me ata që bëjnë thirrje të tilla”, tha Vuçiç, pasi u pyet nga gazetarët që të komentojë deklaratat e disa politikanëve në Bosnje se nuk ekziston asnjë mundësi për një ndarje paqësore midis entiteteve të Bosnje dhe Hercegovinës, pas informacioneve se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, të ashtuquajturën “non-paper”, ku thuhet se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar.

Pas takimit me zyrtarë të entitetit serb të Bosnjës, Vuçiç tha se me “kujdes ka dëgjuar mendimet e tyre për situatën politike në Bosnje dhe Hercegovinë”.

“Për ne është e rëndësishme të ruhet paqja dhe stabiliteti dhe të zhvillojnë ekonominë”, tha ai.

Më pak se tre muaj para fillimit të presidencës gjashtëmujore sllovene të Bashkimit Evropian, në media u shfaqën pretendimet lidhur me propozimin e supozuar të Janshës për ricaktimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, si një mënyrë për të zgjidhur problemin kronik ndërmjet gjashtë vendeve në rajon.

Sipas përmbajtjes së publikuar, bëhet fjalë për ricaktimin e kufirit të Kosovës dhe Serbisë, si dhe parashikohet mundësia e shkëputjes së entitetit të Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, si dhe bashkimi i një pjese të Bosnje e Hercegovinës, pra, Hercegovinës perëndimore me Kroacinë.

“Kabineti i kryeministrit të Republikës së Sllovenisë, tash për tash, nuk do ta komentojë temën për të ashtuquajturin dokument non-paper për Ballkanin Perëndimor”.

Lexo edhe :   Serbët vijojnë protestat/Meta: Palët të kapërcejnë tensionet

Kjo është përgjigjja ndaj kërkesës për një intervistë, të cilën Radio Evropa e Lirë i ka dërguar kryeministrit slloven, Janez Jansha, lidhur me dokumentin e pretenduar se ai ia ka dërguar Këshillit Evropian.

Lexo edhe :   Qalaj: Situatë e tensionuar në veri, protesta udhëhiqet nga Lista Serbe

Janez Jansha, disa herë, është paraqitur përmes Twitter-it lidhur këtë çështje, por ai asnjëherë nuk i ka konfirmuar ose mohuar pretendimet e non-paper-it.

Ai theksoi se këto ishin veprime që synonin “të dëmtonin Slloveninë në BE”.

“Përndryshe, Sllovenia kërkon seriozisht zgjidhje për zhvillimin e rajonit dhe perspektiven e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa pikërisht shkrimet e tilla përpiqen ta pengojnë atë qëllim”, ka thënë Jansha në Twitter./REL/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...

E kemi ditur gabim, ja çfarë ngjyre ka në të vërtetë Dielli

Nga Dr. Alastair Gunn Sigurisht që nuk ka ngjyrën e verdhë, që endeshin zakonisht në librat tuaj shkollorë. Dielli lëshon dritë në një gamë të...

Të isha socialist, do gëzohesha pafund kur Berisha e baltos Bashën kësisoj…

Nga: Artur Zheji Vetëm pak kohë më parë nuk mund të mendohej kurrë kjo që po ndodh këto kohë, edhe sikur të futeshin në punë...

“Zëri i Amerikës” shkruan për rigjykimin e Fatmir Mediut

Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh sot në favor të gjykimit të ish ministrit të...