E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

“Vuaj nga zemra e diabeti”, Apeli rrëzon ish-kryebashkiakun e Lushnjes

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri të ish-kreut të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe. Ky i fundit kërkoi zbutje të masës “Arrest në burg”, me argumentin se nuk është mirë nga gjendja shëndetësore. Por kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari Erion Çela.

Edhe më herët, ish-kreu i Bashkisë Lushnje, i akuzuar për “Shpërdorim detyre” në dyshimin e abuzimit me fondet publike dhe detyrën, ka kërkuar ndryshim të masës, teksa para Gjykatës ka mohuar akuzat, duke pretenduar pafajësi.

“Vuaj nga shumë sëmundje dhe nuk jam i rrezikshëm!”. Ky është argumenti kryesor që ka përdorur ish-kryebashkiaku i Lushnjes, për të kërkuar në gjykatën e Apelit, lirimin nga burgu. Tushe thotë se vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute, nga mushkuritë si dhe është alergjik ndaj disa ushqimeve. Problemet shëndetësore të tij, Tushe i ka provuar nga të dhënat e pasqyruara me analizat e publikuara.

Po ashtu Tushe pranon edhe një masë garancie pasurore, për të mos qëndruar në qeli. “Ne çmojnë se masa e sigurimit “Garanci pasurore” (në një shumë të arsyeshme të caktuar nga Gjykata), ose  “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, do të ishin masa sigurimi të përshtatshme”, thuhet në argumentimin e palës mbrojtëse të Fatos Tushes.

Ai u prangos në 6 korrik me 10 vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...