E diel, 7 Mars, 2021
15 C
Tirana

Vrau kunatën dhe e hodhi në liqen, burg përjetë për autorin (Emri)

Dashamir Xhepa, i cili akuzohet se vrau kunatën e tij dhe më pas e hodhi në liqenin e Sharrës, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të vitit 2019. Vendimin final për Xhepën e ka dhënë Gjykata e Tiranës, pasi trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e prokurorisë që Xhepa të mbyllej në qeli përjetë për krimin e bërë.

Xhepa u arrestua 13 ditë pas vrasjes së kryer, në një hotel në Peshkopi, ndërsa efektivët e policisë ishin kamufluar si klientë.

Lirie Xhepa, u gjet e pajetë në liqenin e Sharrës në Tiranë. Gruaja ishte dhunuar dhe qëlluar me 2 plumba në trup, dhe më pas ishte hedhur në liqen.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për pronat, që kishte nisur prej disa vitesh me dy familjeve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...