E diel, 13 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Vrau ish-kunatën, policia kap autorin në Lushnje

Policia ka vënë në pranga Agron Tanushin, autori i vrasjes së djeshme në Bathore të Tiranës. Tanushi vrau mbëmjen e djeshme në banesën e tij, ish-kunatën Jetmira Hasani. Burimet zyrtare bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm është bërë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së autorit, i cili fshihej në një lagje në Lushnje.

Pas disa orë kërkimesh është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes, Agron Tanushi. Ky shtetas si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri ish kunatën e tij.

Njoftimi

Tiranë

Vihet në pranga autori i vrasjes me armë zjarri të 34-vjeçares në Kamzë, Tiranë.  Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me të cilën autori kreu vrasjen.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, përdorjes së metodave speciale të hetimit dhe pamundësisë së fshehjes më gjatë autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në prangat e shërbimeve të policisë së Lushnjës dhe të DVP Tiranë , pasi ishte i rrethuar pa asnjë mundësi  largimi apo fshehjeje të mëtejshëme.

Menjëherë pas  njoftimit të marrë për një ngjarje të ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme në Bathore, Kamzë, ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasja  J. H, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamëz kanë ushtruar kontrolle të pandërprera  si dhe kanë përdorur metodat proaktive për të bërë të mundur lokalizimin e  vendndodhjes së autorit.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolle të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara,  bashkëpunimit me familjarët, bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnje  dhe falë metodave proaktive, mëngjezin e sotëm u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit, i cili fshihej në një lagje në Lushnje.

Lexo edhe :   Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Pas disa orë kërkimesh,  para pak minutash  autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A. T., 31 vjeç, u vu në pranga  nga  shërbimet e  Komisariatit të  Policisë Lushnje dhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuar vendndodhja e tij.

Lexo edhe :   Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Ky shtetas si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta  ka vrarë me armë zjarri ish –kunatën e tij shtetasen  J. H., 34 vjeçe.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...