E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Vrau 8-vjeçarin/Tjetër denoncim: Më rrahu e më përdhunoi, ishte goca ime aty

Vrasësi i 8-vjeçarit u la dje në burg, ndërsa në sallën e gjyqit ka patur tensione dhe përplasje. Në Gjykatën e Fierit dje u zhvillua seanca për dhënien e masën së sigurisë ndaj Klodian Çalamanit, vrasësit të 8-vjeçarit Mateo Vasiu. Rasti i rëndë që ndodhi në fshatin Greçalli të Fierit, ka tronditur vendin që nga mbrëmja e së martës.

Seanca është bërë pa praninë e Çalamanit, i ndodhur në qelitë e paraburgimit, i cili ka dorëzuar në gjykatë një deklaratë për të mos qenë i pranishëm gjatë dhënies së vendimit. Trupa gjykuese në Gjykatën e Fierit, me gjyqtare Sonila Hoxha dhe prokuror Çlirim Sino, ka caktuar për vrasësin e 8-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë.

Çalamani akuzohet për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, ndaj të miturit”.

Detaje të tjera tronditëse kanë dalë në dritë me kalimin e orëve. Autori i krimit të rëndë në Fier, Klodian Çalamani, ngacmonte seksualisht edhe gratë e fshatit. Një grua tha se para një viti ishte dhunuar nga Klodiani në mes të ditës, dhe kishte tentuar ta përdhunonte. Gruaja me aftësi të kufizuara rrëfeu për “Shqipëria Live” se ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, kur Klodiani hyri në shtëpi dhe e dhunoi në sy të vajzës.

“Erdhi më kapi, ishte dhe goca ime aty. Më rrahu dhe më përdhunoi. Më përplasi në çimento. Ishte ditë kur erdhi në shtëpinë time. Ka ndodhur para një viti”. Ajo tregon se e ka denoncuar Klodianin në polici, por ai ka dalë shumë shpejt. “E denoncova. U thashë policëve çfarë më bëri. Më tha do t’ia rregullojmë ne qejfin. Shkuan në shtëpi dhe e rrahën, por nuk e mbajtën brenda”, deklaroi ajo.

Lexo edhe :   Groposi në oborr 8-vjeçarin, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

Një ditë më herët, bashkëshorti i gruas nga fshati Grecalli, tha se kishte denoncuar 37-vjeçarin, pasi sipas tij, i kishte përdhunuar gruan, por policia nuk ia kishte marrë denoncimin.

Dje pati tensione dhe përplasje në ambientet e gjykatës. Familjarët dhe banorët, të revoltuar kanë hyrë brenda ambienteve të gjykatës, teksa thyen dhe xhamat. Familjarët e mendonin se vrasësi mund të hynte në gjykatë fshehurazi, dhe për këtë arsye u kujdesën që të ishin në çdo hyrje nga mund të futej Çalamani. Gjithashtu kontrollonin dhe çdo furgon që sillte të dënuar në gjykatë.

Lexo edhe :   Groposi në oborr 8-vjeçarin, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

Kjo solli tensione në ambientet e institucionit, dhe efektivët për të qetësuar disi situatën çuan pranë furgonit vëllanë e vogëlushit, për t’i treguar që vrasësi nuk gjendej brenda. Familjarët dhe të afërm të 8-vjeçarit ka nisur ditën e djeshme mbledhjen e firmave, për dhënien e dënimit me vdekje për vrasësin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...