Vrasja në Elbasan/ Berisha nxjerr raportin: Ardi Veliu ka mashtruar shqiptarët

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në makinën e Kelmend Xhaferrit, i cili është shpallur në kërkim nga Policia pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, janë gjetur karta identiteti, pasaporta biometrike, fletë votimi, bllok pagesash dhe shkopa gome policie.

Berisha shton se gjithashtu në raportin e dorëzuar në polici thuhet se është qëlluar me tre llojë armësh pasi janë gjetur tre lloje gëzhojash në vendin e ngjarjes, ndërsa Veliu në konferencën për shtyp, tha dy.

Në këtë mënyrë, sipas Berishës, qytetarët janë mashtruar. Krah statusit, ai bashkëngjit edhe raportin e policisë që vërteton fjalët që shkruan.

Postimi i Berishës në rrjetin social, Facebook

Breakin News! Raporti zyrtar mbi ngjarjen tragjike ne Elbasan! Trafikanti Ardi Veliu ka mashtruar publikisht shqiptaret. Ne makinen e banditeve,trafikantit Greca dhe vrasesit Klement Xhaferi sipas raportit zyrtar qe policia i ka dorzuar Veliut dhe prokurorise u gjenden dhjetra karta identiteti, pasaporta biometrike, flete votimi, bllok pagesash deri dhe shkop gome policie. Ndersa kryehorri i pafytyre ne krye te narkopolicise u tha shqiptareve se ne makinat e bandes nuk u gjenden materiale zgjedhore.

Perveç kesaj ne raportin oficereve te policise ne vend ngjarje drejtuar kryehorrit ne krye te narkopolicise dhe narkoprokurorit te Elbasanit thuhet se u gjeten 3 lloj gezhojash cka tregon se ne drejtim te aktivisteve te Pd u qellua nga dy gryka zjarri, Ardi Veliu mashtroi duke thene se u gjeten dy lloj gezhojash. Ketu me poshte keni raportin e dy oficereve te policise gjyqsore per ngjarjen qe pergjaku Elbasanin, i cili deshmon vertetsine e plote te deshmive te veprimtareve te PD per ngjarjen tragjike dhe manipulimin e ngjarjes nga autori i vrasjes se vertet Edi Rama dhe puthadori i tij Ardi Veliu! Sb.