E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Vrasja makabër e 8-vjeçarit në Fier/Personazhet e njohur: Pushkatimi është pak!

Opinioni publik është tronditur nga ngjarja e rëndë në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer dhe më pas ka vrarë fëmijën e fqinjit të tij. Në fshatin Greçalli të Fierit, ka pllakosur zia! Banorët e fshatit janë të shokuar nga çfarë ka ndodhur. Autori Klodian Çalamani, 38-vjeç, vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiu.

Një banore e fshatit shprehet se autori, Klodian Çalamani, 38-vjeç, i dënuar më parë për pengmarrje, ishte një person i çekuilibruar dhe problematik në fshat.

Shumë personazhe të njohur të ekranit shqiptar, kanë dënuar aktin e rëndë, dhe disa prej tyre madje kërkojnë dënimin me vdekje.

Kush është Klodian Çalamani? Një ngjarje e paralajmëruar…

Klodian Çalamani, në 2006 është autor i një tjetër pengmarrje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25-vjeç, nga fshati Greçalli, kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës, ka acaruar Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Aso kohe, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burg për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës me datë 06.08.2009.

Lexo edhe :   Groposi në oborr 8-vjeçarin, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit
Lexo edhe :   Groposi në oborr 8-vjeçarin, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...