E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Vrasja e Rashës ndodhi në 3 minuta, bisedat në radio të policit Hajdaraj

Punonjësi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, kishte vetëm një muaj që i ishte bashkuar skuadrës “Shqiponja” në policinë e Tiranës.

Policia dhe prokuroria e Tiranës gjatë kryerjes së hetimeve për ngjarjen kanë krijuar dhe një informacion biografik mbi efektivin e policisë, që kreu vrasjen e Klodjan Rashës.

Sipas dokumenteve që siguron “Shqiptarja.com” rezulton se në datën 9 nëntor 2020 me vendimin nr. 8988 të Drejtorit të Policisë Vendore, Rebani Jaupaj është urdhëruar transferimi dhe emërimi me kërkesën e vetë Nevaldo Hajdaraj, në detyrën e oficerit të Patrullës së Përgjithshme, motorist, pranë forcës së posaçme ”Shqiponja”.

Mirëpo fiks një muaj nga emërimi, Hajdaraj implikohet në një ngjarje të rëndë duke vrarë me armë zjarri, 25-vjeçarin Klodian Rasha. Sipas dokumentacionit, e gjithë ngjarja ka ndodhur në vetëm 3 minuta. Dhe kjo është vërtetuar dhe nga sekuestrimi i komunikimeve të policëve me radio me sallën e komandimit në polici.

Rezulton se:

Në orë 01:09 minuta, shigjeta nr. 3 (Nevaldo Hajdaraj), ka raportuar me radio se i është larguar një person, po e ndjekin dhe kanë njoftuar shërbimet e tjera për ndihmë.

Në orën 01:12, sërish Shigjeta nr. 3, Nevaldo Hajdaraj, raporton se kërkon urgjent një ambulancë. Në këtë moment është njoftuar 112.

Në orën 01:13, Shigjeta nr.3, raporton se ka shkuar ambulanca.

Në orën 01:14 minuta, Shigjeta nr.3 raporton se ndodhen përballë kupolës në një rrugicë, është një person i plagosur me armë zjarri, prandaj kanë kërkuar ambulancën, për momentin nuk japim sqarime të mëtejshme.

Në orën 01:14 minuta, sërish Shigjeta nr.3 njofton se duke ndjekur një person, ka përdorur armën e zjarrit duke e plagosur personin e paidentifikuar, i cili u dërgua me ambulancë në spital në gjendje të rëndë për ndihmë mjekësore.

Lexo edhe :   Kush janë sot 10 qytetet më të rrezikshme në botë

Në orën 01:19 minuta një patrullë shërbimi ka njoftuar se punonjësi i policisë të shigjetave Nevaldo Hajdaraj, i ka bërë thirrje një personi, i cili është larguar me vrap, në përpjekje për të ndaluar ka përdorur armën e zjarrit të shërbimit, duke qëlluar drejt tij, duke e plagosur. Personi është transportuar në spital me ambulancë.

Lexo edhe :   Vrau kunatën dhe e hodhi në liqen, burg përjetë për autorin (Emri)

Në orën 01:23 minuta, shërbimet e policisë të komisariatit nr.3 Tiranë, njoftojnë se shërbimet mjekësore kanë njoftuar se personi që u transportuar me ambulancë në spital, ka ndërruar jetë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...