Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Meta: Elbasani dhe Durrësi, qarqet më problematike

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku mbeti i vdekur pas një përplasjeje me armë, 56-vjeçari Pjerin Xhuvani.

Gjatë një prononcimi për mediat nga Fieri, Meta u shpreh se nuk mund të flasë pa patur të qartë dinamikën e ngjarjes.

Kreu i Shtetit deklaroi se Elbasani dhe Durrësi janë dy qarqet më problematike, pasi sipas tij kandidatët e dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës, kandidojnë sërish në këto zgjedhje.

Ilir Meta: ”Nuk mund të them asnjë gjë pa patur  të qartë panoramën apo dinamikën e ngjarjes së Elbasanit. Elbasani dhe Durrësi janë dy nga qarqet më problemtike. Kandidatë të dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës janë kandidatë sërish. Prokuroria është e njëanëshme në Tiranë, po ashtu edhe SHISH. Dihet që Policia në Elbasan bëhet palë e grupimeve të lidhura me Taulantin. Payshim që do të mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje që po zhvillohen në vend.”