E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Vrasja e Caroline/ Kreu i policisë: Pas pilotit, ka autorë të tjerë moralë

Drejtori i policisë në Glyka Nera, Thanassis Katerinopoulos deklaroi se piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos, nuk e vrau bashkëshorten e tij Caroline, vetëm për shkak të një mosmarrveshjeje.

Sipas tij, në këtë ngjarje të rëndë përfshihen edhe autorë të tjerë moral, duke këmbëngulur për ekzistencën e një personi të tretë mes çiftit, shkruan protali grek Newsbomb.gr.

Këtë deklaratë, ai e bëri gjatë një emisioni në televizionin ”Alpja”, duke shtuar se si hetues i vjetër, duhet të shohë përtej dëshmive dhe fakteve që i janë dhënë.

Thanassis Katerinopoulos, drejtori i policisë në Glyka Nera
Thanassis Katerinopoulos, drejtori i policisë në Glyka Nera

Sipas mendimit tim, kjo histori nuk ka mbaruar. Hetuesi ka shumë punë për të bërë, sepse unë nuk do të merrem me një krim që burri bëri ndaj gruas për arsyet e tij. Këtu ka një radhë dhe autoritetet duhet të arrijnë në fund, për të parë perden e dytë pas këtij krimi. Pika e parë është kapja e autorit, icili do të shkojë në burg. A ka një pikë të dytë? Pikëpamja ime është po. Dhe sa janë të përfshirë? Jo në vrasje – në vrasje ky është autori i veprës – por në një sistem tjetër që e çoi atë në vrasjen e gruas së tij për arsye të tjera. Në një farë mase ne po flasim për një kryerës moral mbi temën e vrasjes, por edhe autorë moralë të veprimeve të tjera kriminale që Caroline e pafat ndoshta i dinte. Por si një hetues i vjetër, unë edhe mund të kem një mendje të çoroditur”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...