E enjte, 20 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Vrasja e Çakës në Elbasan, dyshohet se ekzekutimi u porosit nga jashtë vendit

Zbardhen detaje të reja në lidhje me me ekzekutimin e Everest Çakës në Elbasan, tre ditë më parë në një atentat mafioz.

Dyshohet se urdhri për ekzekutimin ka ardhur nga jashtë Shqipërisë, pasi Çaka kishte marrë drejtimin e pazareve të drogës në Europë, pas vrasjes së Arjan Spahiut në nëntor të vitit të kaluar në Belgjikë.

Kjo është pista kryesore ku po heton prokuroria, ndërsa një pistë tjetër është edhe ajo e hakmarrjes, për shkak të hasmërisë që kishte viktima.

Si ndodhi vrasja

41-vjeçari është ekzekutuar me armë me silenciator mbrëmjen në makinë në sy të gruas së tij në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan. Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën, edhe gruaja e tij, Silvana e cila ndodhej bashkë me të në makinë. Dyshohet se autorët që e kanë qëlluar kanë qenë dy persona dhe ende nuk janë identifikuar.

Hetimet

Sipas hetimeve të para mësohet se, Everesti, dhe pse i dyshuar për një të shkuar kriminale, nuk ishte se ishte person që ruhej, apo kishte ndonjë dyshim se mund ti bëhej ndonjë atentat, ndaj ai lëvizte lirshëm në qytet. Çaka 12 vite më parë ka qenë i arrestuar nga policia e Elbasanit për ekzekutimin e Gëzim Alikajt te Ura e Zaranikës në Elbasan. Gjithashtu ai ka qenë dhe i dyshuar kryesor për një vrasje të trefishtë në Elbasan, ku u vranë vëllezërit Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti.

Këta të fundit ishin vëllezërit dhe babai i “Nel Çamit”. Vrasja e dy djemve dhe babait të tyre, është kryer në sy të Myzejen Qoses, bashkëshortes së Pëllumbit, e cila ka parë të gjithë ngjarjen dhe në ikje e sipër autori është përleshur me të, duke e qëlluar me një plumb afër syrit, por fatmirësisht gruaja ka shpëtuar.

Ndërkohë, të dhënat e deritanishme tregojnë se autorët e kësaj ngjarje mund të jenë vrasës me pagesë ndaj grupi hetimor po përpiqet që përmes të dhënave të bëjë identifikimin e personave që janë dhe porositësit e kësaj ngjarje. Makina e përdorur në krim u gjend shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa mësohet se ishte  vjedhur në Shkodër.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dashuria për SHBA-në nuk ka nevojë për ndërmjetës

Nga: Luçiano Boçi Ka një përpjekje të shfrenuar për t’i ndarë anëtarët e PD-së sot apo drejtuesit e saj ndër vite, në pro dhe antiamerikanë....

Meta dekreton zgjedhjet pas takimit me Ballën, nuk “pyet” Bashën e Kryemadhin

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka nxjerrë dekretin ku në 6 mars në 6 Bashki të vendit do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme vendore. Në...

Një zgjidhje për opozitën!

Nga: Lutfi Dervishi Zhvillimet e sotme në opozitë kanë brengosur jo vetëm anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e opozitës, por mbi të gjitha kryeministrin e vendit!...

Biden parashikon se Rusia ‘do të hyjë’ në Ukrainë. Gati për luftë?

Presidenti Joe Biden, të mërkurën parashikoi se Rusia "do të zhvendoset" në Ukrainë, duke përmendur shqetësimet ekzistenciale të presidentit të vendit, Vladimir Putin, edhe...

Berisha zbulon se çfarë do të ndodhë të shtunën në orën 11:00

“Foltorja” e radhës do të jetë në Rrëshen. Ish-kryeministri Sali Berisha njofton qytetarët se “Foltorja” me demokratët do të jetë në 22 janar, në...