Vrasja e Behar Sofisë/ Gazetari Hoxha: Dëshmitari kyç i masakrës së 2009-ës

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbardhur informacione tronditëse për atentatin që ndodhi mëngjesin e sotëm në kryeqytet ndaj Behar Sofisë.

Hoxha u shpreh se Behar Sofia ishte një ndër personazhet kyçe të zbardhjes së makakrës së gushtit 2009 ku u vranë 4 oficerë policie, gjatë tentativës për të arrestuar Dritan Dajtin,

Gazetari  thekson se Behar Sofia ishte i pranishëm me makinën e tij në vendin e ngjarjes, ku u vranë policët. Sipas tij, viktima kishte ardhur në vendin e ngjarjes për të dorëzuar një thes me para.

Postimi i Hoxhës në rrjetin social, Facebook

Thjeshtë një episod nga arkiva…

Me në fund Benzi me targa TR 1638 S, doli nga errësira…

Por për fat të keq, humbëm mundësinë e fundit për të zbardhur të vertetën e ekzekutimit të 4 Dëshmorëve të Atdheut, Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari e Altin Dizdari, pjestarë të skuadrës operacionale të Policisë se Shtetit.

Deshmitari kyç i masakrës së 7 gushtit 2009, njeriu që mund të zbardhte me detaje dhe prova, deri ku krerët e kupolës së Policisë së Shtetit ishin implikuar me krimin e organizuar dhe narkotrafikun ndërkombëtar, nuk jeton më…

Atentati i sotëm, me gjakftohtesi kirurgjikale, në zonen më të mbrojtur të kryeqytetit, më shumë sesa ekzekutimi i një personazhi mjaft të rendësishem të botës se krimit gjatë 30 viteve të postkomunizmit, është nje mesazh i qartë se askush dhe në asnjë cep të Tiranës, nga Rolling Hills deri te Kodra e Diellit, nuk është i paprekshëm….

Po huazoj batutën e atyre të “Rrugës se Elbasanit”…

“Kush e ka rradhen”…

Në foto 1)-Benzi që nuk u ndalua kurrë nga policia dhe u zhduk pa gjurmë pas masakrës së 7 gushtit 2009 në Durrës.

Në foto 2)-Skena e plotë e masakrës së 7 gushtit 2009 në një foto të vetme.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në orën 09:00 pranë ish-Piramidës në Tiranë. 66-vjeçari u gjet përtokë i plagosur dhe i mbuluar në gjak nga kalimtarët që njoftuan policinë dhe ambulancën. Behar Sofia u transportua me urgjencë drejt Traumës, por ndërroi ndërroi jetë rrugës për në spital.