E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Vranë njëri-tjetrin me armë zjarri në Pejë, hetimet në disa pista

Peja u trondit mbrëmjen e djeshme nga vrasja e dyfishtë e dy zyrtarëve të PDK-së, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj. Referuar rastit tragjik në Pejë ku u vranë dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, policia njofton se hetimet po zhvillohen në disa pista.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, në një konferencë për media tha se aktualisht po vijojnë hetimet, ndaj janë të rezervuar në dhënien e informacioneve pasi rasti është i ndjeshëm dhe mund të dëmtohet procesi i hetimeve.

“Të mërkurën mbrëma, si pasojë e të shtënave me armë, dy persona kanë vdekur dhe një është plagosur. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet policore dhe prokurorja e Departamentit të Krimeve të Rënda. Sot gjatë ditës kryeprokurori, prokurorja dhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe në mënyrë intensive po zhvillohen hetimet që të zbulohen rrethanat dhe motivet”, u shpreh Nikçi.

“….Në disa pista janë duke u zhvilluar hetimet dhe pasi hetimet të përfundojnë do të dalim me njoftim zyrtar. Derisa të vazhdojnë hetimet, duhet të jemi të rezervuar, pasi është rast i ndjeshëm dhe mund të dëmtohen hetimet”, tha ai.

Kandidati për Kryetar të komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj dhe zyrtari i lartë i kësaj partie mbetën mbrëmjen e djeshme të vrarë, pasi qëlluan njëri-tjetrin me armë zjarri.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...

Prokuroria nis verifikimet për Dukën/Braçe: Ka shuar historinë e futbollit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Prokuroria e Tiranës është në fazën fillestare të hetimit, ku po kryen...