Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest me burg” për autorin e vrasjes së Mehmet Qemes, Marjus Dema. Trupi gjykues caktoi ‘arrest shtepie’ për personat e tjerë, konkretisht Frenkli Myftari, Xhuliano Koçi, ndërsa ‘detyrim paraqitje’ për Erlin Peka, Blerim Hoti, Eder Pjetra dhe Marjus Halilin.
Mehmet Qema u vra me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema pasi ishin duke konsumuar alkool në lokalin e autorit. Qema pasi u qëllua nga miku i tij, u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën.
Arma e krimit tip pistoletë është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera.
Në lokalin e marrë me qira nga Marjus Dema, gjatë kontrollit policia ka gjetur edhe një pajisje për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin. Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, ndërsa kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe Krimi Ekonomik.