Arbër Kote, i cili u arrestua pasi vrau me thikë në zemër shoferin e një fugoni, nuk është pranuar në paraburgimin e Durrësit.
26-vjeçari i akuzuar për vrasjen e shtetasit Idajet Dulla të shtunën pasdite, nuk u pranua për arsyen se babi i tij, Astrit Kote, ka qenë drejtor i këtij institucioni. Kjo gjë është cilësuar si konflikt interesi nga togat e zeza.
Si rrjedhojë, Kote do të qëndrojë deri në përfundim të gjykimit në burgun e Fushë-Krujës. Në dëshminë e tij në gjykatë, i akuzuari ka thënë se ka vepruar për vetëmbrojtje, ndërsa është shprehur i penduar që ka lejuar përshkallëzimin e situatës.