Të Gjitha

Vrau kur ishte adoleshente, historia e errët e ish-zonjës së parë të SHBA-së, Laura Bush

               Publikuar në : 13:59 - 09/01/19 S.N

Nëse mendoni se personat e famshëm, që i shohim shpesh në ekran, janë të përkryer dhe nuk kanë shkelur asnjëherë ligjin, gaboheni rëndë. Përkundrazi edhe personazhet me një pamje ëngjëllore, kanë sekretet e tyre të errëta.

Këtu përshihet edhe Laura Bush, bashkëshortja e ish-presidentit amerikan, Xhorxh Bush, e cila gjatë 8 viteve të presidencës mbajti një profil përgjithësisht të ulët. Ajo është fajtore për vrasjen aksidentale me makinë të një shoku të saj të gjimnazit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1963 në qytezën Miland në Teksas. Laura po ngiste vetë makinën e saj, dhe po shkonte me një shoqen e saj në kinema, kur goditi befas nga pas makinën e 17-vjeçarit Majk Dagllas, që humbi jetën në vend. Falë njohjeve të shumta që kishte familja e saj Uelsh, Laura ia doli të shmangte burgun.

Në librin e saj autobiografik në vitin 2010, zonja Bush kujton se ajo ngjarje tragjike e bëri të humbasë për shumë kohë besimin tek Zoti. Ajo shpreh keqardhjen për sjelljen e saj mizore ndaj prindërve të Dagllas, të cilët nuk i kontaktoi kurrë për t’i kërkuar ndjesë. Laura thotë se shmangu çdo kontakt me ta, pasi donte të harronte sa më parë atë moment të errët të jetës së saj.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT