E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Vrau ish-dhëndrin/ Djali: I thoshte dikujt ‘të dua, kur do takohemi’

Vrasja e Kudret Saliajt pak ditë më parë, ka marrë një tjetër rrjedhë. Kudreti u ekzekutua nga ish-vjehrri, Mexhit Picari, në një lokal pranë Gjykatës Civile, pasi kishin seancën e radhës të divorcit me Dhuratën. Vjehrri vrau ish-dhëndrrin pa e menduar dy herë, dhe se këtë krim, sipas tij, e kreu për të mbrojtur nderin e vajzës.

Mexhit Picari i cili ekzekutoi ish-dhëndrin dhe Dhurata Saliaj e bija e cila akuzohet si bashkëpunëtore në vrasje, kanë vëzhguar viktimën për rreth 30 minuta për gjitha lëvizjet që ai kryente. Kudreti ka qenë në ambientet e lokalit në shoqërinë e avokatit, që mbeti i plagosur. Avokati Adriatik Cama është në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Dhurata Saliaj akuzohet nga fëmijët për ‘dhunë’ dhe ‘tradhti’

Dhurata Saliaj është akuzuar më parë nga fëmijët e saj për dhunë. Vajza e saj F. Saliaj, në dosjen e siguruar nga ‘Report Tv’, ka rrëfyer para gjykatës, sipas saj, tmerrin e përjetuar me të ëmën para dhe pas ndarjes së prindërve. Në dosje thuhet se e mitura ka treguar shenjat e dhunës në trup. Pavarësisht faktit se Dhurata Saliaj ka mohuar se ka dhunuar fëmijët, dëshmia e vajzës së saj thotë të kundërtën. Ajo flet se jo vetëm i ka dhunuar, por edhe i ka kërcënuar se nëse do i tregonin babait, do i hidhte nga ballkoni. “Vajza e mitur e të kallëzuarës ka deklaruar se në datën 02.10.2020 rreth orës 12:00 ka qenë duke luajtur me vëllanë e vogël në lagje. Ka ardhur babai i saj dhe pasi kanë hyrë në shtëpi, ka dëgjuar se ai, babai po i tregonte gjyshes se mamaja e saj kishte folur me persona të ndryshëm. Ajo është shqetësuar dhe ka humbur ndjenjat. Në darkë kur po qëndronte në shtëpi ka dëgjuar se mamaja e saj ka telefonuar gjyshen dhe ka kanosur me fjalë se po ju vendos njerëz nga prapa për t’ju vrarë. Gjithashtu, kjo shtetase deklaron se mamaja e saj ka rreth 3 muaj që nuk sillet mirë me të vëllanë e vogël, i kanos me fjalë, e ka qëlluar në fytyrë, e ka pickuar ndërsa vëllanë e ka goditur me bërryl në pjesën e sipërme të vetullës dhe më pas i ka thënë nëse i tregon babait do të hedh nga ballkoni”, thuhet në dëshminë e vajzës.

Djali i mitur i Dhurata Saliajt dhe Kudrejt Saliajt, akuzon nënën e tij se e dhunonte pasi kishte zbuluar se ajo i shkruante dikujt mesazhe dashurie. Madje e kishte kërcënuar se do ta mbyste me litar.

“Mamaja nuk sillet mirë me mua, më godet dhe më ka thënë do të vras, do të mbys me litar. Kam parë disa mesazhe që ajo i dërgon personave të ndryshëm ku i shkruante ‘o zemra ime, te dua shumë, kur do të takohemi’ dhe për këtë ajo sillet ashpër me mua”, ka deklaruar para gjykatës djali i mitur.

Autori dhe viktima ishin konfliktuar edhe për disa florinj të humbur

Në gjykatë, autori i krimit, Mexhit Picari ka treguar se Kudret Saliaj ka nxjerrë nga shtëpia rrobat e të bijës, dhe kur ata i kanë marrë mungonin disa florinj. “Mungonin disa florinj, i thashë vajzës të rrinte e qetë”, ka thënë autori në gjykatë.

Autori dhe e bija, janë të dy pas hekurave, pasi akuzohen për vrasjen e Saliajt. Prokuroria pritet të kërkojë sot në gjykatën Penale të Tiranës masën e sigurimit “arrest me burg”. Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci.

33-vjeçarja Dhurata Saliaj, në deklarimet para hetuesve ka treguar se ish-bashkëshorti Kudret Saliaj e ka kërcënuar disa herë se do ta vriste. Ndryshe nga çfarë pretendojnë fëmijët e saj, ajo thotë se sa herë që tentonte të kontaktonte me ta, ai i shkonte në shtëpi duke e kërcënuar. Ndër të tjera, 33-vjeçarja ka thënë se e ëma kishte marrë urdhër mbrojtje për një vit, për shkak të kërcënimeve nga Kudreti.

Dhurata Saliaj është dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Dhunë në familje”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, asaj i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht gjykata vendosi 1 vit e 4 muaj burg. 33-vjeçarja ka bërë ankim në Apel. Ajo u kallëzua nga ish-bashkëshorti dhe të afërm të tij, se kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht fëmijët e saj të mitur. Edhe gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, fëmijët nuk kanë pranuar që të rrinin me Dhuratën.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...