E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

“Vrau çiftin, i paketoi në 4 valixhe”, lihet në burg ish e dashura e djalit

Elona Kaleshi e cila akuzohet se ka masakruar çiftin Pasho duke i copëtuar në 4 valixhe, është lënë në burg nga drejtësia italiane. 36-vjeçarja shqiptare, e arrestuar për vrasjen e dyfishtë dhe masakrimin e bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, prindërit e ish-të dashurit Taulant Pasho, është lënë në burg. Nën hetim për ngjarjen makabre janë edhe Denis Kaleshi, vëllai i vogël i Elonës dhe ish i dashuri, Taulant Pasho, i biri i çiftit të ndjerë shqiptar.

Masa me burg për 36-vjeçaren u vendos nga gjyqtari Angelo Pezzuti, i cili hodhi poshtë kërkesën për ndryshim të masës paraprake e paraqitur nga dy avokatët Federico Febbo dhe Antonio D’Orzi.

Avokatët e Elonës kërkuan ndryshim të masës së arrestit, kalimin në arrest shtëpiak. Në kërkesën e paraqitur, ata theksuan se ADN-ja e 36-vjeçares nuk ishte gjetur në dorezat e valixheve ku ishin fshehur kufomat e çiftit Pasho, dhe sipas tyre, kjo ishte një shenje se ajo nuk është përfshirë në vrasje.

Eshtrat e çiftit Pasho u gjetën në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Sollicciano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno. Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes së tyre, pranë burgut në Solliciano. Që prej nëntorit të vitit 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nga ata nuk u mor vesh asnjë lajm dhe vajza e tyre ishte në kërkim prej vitesh.

Vrasja e çiftit Pasho

Elona Kaleshi u arrestua më 22 dhjetor 2020, me urdhër të prokurores Ornella Galeotti, me akuzat e “vrasjes”, “fshehjes” dhe “poshtërimit të kufomave”. Për gjykatësin, Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja vrau dhe masakroi 54-vjeçarin Shpëtim dhe 52-vjeçaren Teuta Pasho, prindërit e ish-të dashurit që u zhdukën në vitin 2015, eshtrat e të cilëve ndodheshin në katër valixhet e gjetura midis 10 dhe 15 dhjetorit në një fushë ngjitur me burgun Sollicciano, në periferi të Firences.

Lexo edhe :   ''U ekzekutua me një plumb në kokë''/ Del ekspertiza për Rudolf Elezoviç

Elona dyshohet se futi bashkëshortët në kurth, të cilët erdhën në Itali për të parë djalin e tyre Taulantin. Ky i fundit, i burgosur në Sollicciano për krime droge, do të lirohej nga burgu më 2 nëntor 2015. Prindërit e tij u zhdukën një ditë më parë, dhe provat tregojnë se personi i fundit që i pa ata ishte Elona.

Shqiptarja kishte planifikuar vrasjen? Ja çfarë raportonin mediat italiane

Një vit më parë, grupi hetimor i karabinierëve italianë u rikthyen në apartamentin ku dhe ndodhi vrasja e çiftit Pasho nga Vlora. 1 nëntori i 2015 është dhe nata e fundit e jetës për çiftin Teuta dhe Shpëtim Pasho, të cilët u masakruan dhe u prenë në copa të ndarë në katër valixhe. Në atë kohë, mediat italiane raportonin se shqiptarja kishte planifikuar vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj, për shkak të shumës së parave që ato mbanin me vete.

Lexo edhe :   ''U ekzekutua me një plumb në kokë''/ Del ekspertiza për Rudolf Elezoviç

Marrëdhëniet nuk ishin të mira

Teuta, nëna e Taulantit, nuk ishte dakord me këtë marrëdhënie, e ndër të tjera dyshohet se pas daljes nga burgu ajo do i kërkonte djalit që të zgjidhte mes tyre,”Ose atë, ose ne”. Gjurmët e fundit të çiftit janë një ditë para se djali i tyre i dënuar për drogë të dilte nga burgu. Vrasja dyshohet se ka ndodhur në momentin që çifti ka qenë në gjumë, në momentin që është kryer vrasja dhe copëtimi i trupave të tyre mund të ketë ndodhur në ditët në vijim.

Kush është Elona Kaleshi?

Elona Kaleshi, dyshohet si autore për vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj, çiftit Teuta dhe Shpëtim Pasho nga Vlora në 2015-ën. 37-vjeçarja e lindur në Durrës, nuk është një person i panjohur për drejtësinë italiane, pasi ka një të shkuar penale për drogë. Ajo akuzohet për vrasjen, fshehjen dhe copëtimin e kufomave të çiftit./Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...