E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

Vrasja në ish-Bllok/ Gjykata lë të lirë të fejuarin e Elvana Gjatës

Gjykata e Apelit Tiranë caktoi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për Ervin Matën, i përfshirë në ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ku një person mbeti i vrarë dhe dy u plagosën.

Mata u vetëdorëzua rreth një muaj më parë, ndërsa u la i lirë nga Shkalla e Parë, masë e konfirmuar edhe ditën e sotme nga Apeli.

Mbi 32-vjeçarin, Ervin Mata janë ngritur akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ai do vazhdojë të hetohet për përfshirjen ose jo në vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt, mbrëmjen e 4 tetorit 2018, në zonën ish-Bllokut në Tiranë.

Në dëshminë që ka dhënë në Policinë e Tiranës pas vetëdorëzimit, Ervin Mata është shprehur se është larguar sapo kanë nisur të shtënat dhe nuk e ka parë se kush ka qëlluar. Ai ka deklaruar përpara hetuesve se nuk është përfshirë në përplasjen me armë, nga e cila mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

8 gra dhe 8 burra: qeveria gjermane hap rrugën për barazi gjinore

Për herë të parë në 16 vjet, Gjermania do të drejtohet nga një burrë. Por megjithëse Angela Merkel po ia dorëzon kancelarinë një pasardhësi...

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të...

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

Nga: Eduard Zaloshnja Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së...

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Tiranë me një agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë. Ambasada e...

“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”, Rama uron të rinjtë për 8 dhjetorin

Në ditën e Rinisë, kryeministri Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku thotë se kjo datë i kushtohet vetëm të rinjve. “MIRËMËNGJES dhe me...