Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Vrasja e dytë e reformës “amerikane” në drejtësi

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Andi Bushati

Pas emërimit të Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme (që po qëndron në detyrë prej dy vjetësh), sot Rilindja ka kryer aktin e dytë të madh të shkatërrimit të Reformës në Drejtësi, zgjedhjen në mënyrë të paligjshme të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në vijim të atij që prej ditësh është përshkruar si një konflikt procedurash mes Kuvendit të Shqipërisë dhe presidencës, fshihet në fakt një lojë e qartë ekuilibrash politike. Shumica parlamentare kërkonte të shpinte atje dy emrat e saj, të dala nga lista e hartuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili vepron nën influencën e ndjeshme të një drejtuesi si Ardian Dvorani dhe kryeprokurores së përkohshme, Marku.

Pavarësisht nga piruetat që janë bërë në KED, ku njëra nga kandidatet nuk plotësonte parametrat as për gjyqtare e shkallës së parë aty gjithsesi u hartua një listë. Por në këtë listë gjendej edhe një “armike e partisë”, juristja Marsida Xhaferllari.

Pikërisht në emër të saj u zhvillua beteja.

Kjo zonjë, që bashkëjeton me sa duket me ish deputetin Enkeled Alibeaj, që ka punuar si kryeinspektore e këshillit të Lartë të drejtësisë nën presidencën Nishani dhe Meta, i plotësonte të gjitha parametrat për tu trajtuar si e pa dëshiruar. Jo vetëm Dvorani dhe Marku ia ulën asaj pikët në maksimum, jo vetëm që vettingu e hetoi për dy vite dhe në fund nuk mori vendim për të, por u shkua dhe më tej, u prish gjithë arkitektura e procedurës së përzgjedhjes së një gjykatësi kushtetues, vetëm e vetëm për të shkuar tek emrat që i duheshin Rilindjes.

Ashtu siç kuptohet lehtësisht nga qëndrimet e mbajtura nga socialistët në kuvend, ky puç institucional u organizua vetëm që të përjashtohej Meta nga mundësia hipotetike e përzgjedhjes së Xhaferrllarit.

Në këtë procedurë fillimisht u shkel kushtetuta. Sepse  neni 179 (2) i saj e përcakton qartë se zgjedhja e anëtarëve duhet bërë me radhë për të ruajtur parimin e ekuilibrit të pushteteve.

Sipas këtij rendi të përcaktuar në mënyrë taksative, as Ilir Meta nuk mund të përzgjidhte dy kandidatë në të njëjtën kohë, dhe as parlamenti dy të tjerë ashtu sikurse bëri sot.

Organizata e Rilindjes zgjodhi të veprojë pikërisht kështu, pra edhe për ti hequr kreut të shtetit të drejtën e dekretimit të një anëtari të ri edhe për ti dhënë vetes një kompetencë që nuk i takon.

Por, për të mbërritur deri këtu skema e manipulimit qe më e gjatë. Ajo ishte e rakorduar plotësisht me kryetarin e “pavarur” të KED, Ardian Dvorani, i cili i mbajti listat e hartuara nga institucioni i tij, të fshehura në sirtar, pikërisht për të krijuar këtë anomali që i mohonte presidentit të drejtën për të zgjedhur lirisht.

Nga gjithë kjo histori banale kapsish të shtetit rrjedhin disa përfundime të thjeshta.

Në fakt e keqja më e vogël është dërgimi i njerëzve të rilindjes në majat më të larta të drejtësisë.

Pasojat afatgjata janë shumë më të rënda.

Ato kanë të bëjnë me përdhosjen në mënyrë selektive të Kushtetutës apo procedurave në varësi të emrave të veçantë.

Ato kanë të bëjnë me shndërrimin në karagjozllëk të një procesi kaq të rëndësishëm, i cili degradon në një lojë kukamshefti fshehjesh të postës në sirtarë.

Ato dëshmojnë një mospërfillje cinike ndaj presionit ndërkombëtar, për ta ngritur shpejt kushtetuesen, sepse po e mbajnë atë peng përmes sherreve artificiale me Metën.

Ato tregojnë se Rilindasit jo vetëm nuk i besojnë procesit të cilin e kanë votuar vetë, por nuk ia dalin dot atij mbanë pa e manipuluar.

Natyrisht, për të siguruar pandëshkueshmërinë për krimet makabre që kanë bërë, ata nuk kanë rrugë tjetër veçse ta kapin krejtësisht drejtësinë.

Dhe këtu po bëjnë krimin më të madh.

Jo se po përpiqen të shpëtojnë veten, por sepse me njerëzit që po emërojnë dhe procedurat që po shkallmojnë, po rilindin mostrën e një drejtësie politike. Të një mashtrimi, që, ndonëse e duartrokasim si reformë amerikane, nesër do ta përdorin po njësoj edhe ata që do të vijnë pas tyre në pushtet.

Tags: amerikanëANDI BUSHATIdrejtesikomentreforma

TË LIDHURA

Aktualitet

GJKKO dënon ish-anëtarët e grupit të Laert Haxhiut, ja vitet për Tafanin dhe Bixhekun

12:31 | 09/06/2026
Aktualitet

Zhduken dy turistë gjermanë në Malësinë e Polisit, policia nis operacion kërkimi

12:30 | 09/06/2026
Aktualitet

Edi Rama: Do ta çojmë përpara projektin e Kushner për resortin në Zvërnec

11:42 | 09/06/2026
Next Post
07.02.2019, Niedersachsen, Lemwerder: Verteidigungsministerin Ursula von der Leyen (CDU) spricht auf der Lürssen-Werft bei einer Veranstaltung zum Baustart für eine K130-Korvette. Der Auftrag hat ein Gesamtvolumen von rund zwei Milliarden Euro. Die ersten Schiffe sollen sukzessive ab 2022 von der «Arbeitsgemeinschaft K130» geliefert werden. Foto: Carmen Jaspersen/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Negociatat/ Presidentja e KE-së në krah të Shqipërisë, apel krerëve të BE-së

Shengeni Ballkanik/ Albin Kurti kundër samitit të Ohrit: Ishte një gabim

Befasohet nga veprimi i kryebashkiakut, Rama tregon çfarë i ndodhi në Kinë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

GJKKO dënon ish-anëtarët e grupit të Laert Haxhiut, ja vitet për Tafanin dhe Bixhekun

by mirseda
12:31 | 09/06/2026
0

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për dy të pandehurit Kristi Bixheku dhe Artan Tafani, ish-pjesëtarët e...

Zhduken dy turistë gjermanë në Malësinë e Polisit, policia nis operacion kërkimi

12:30 | 09/06/2026

Telefonatë pozitive Ukrainë-SHBA, të dërguarit e Trump planifikojnë një vizitë të mundshme në Kiev

12:05 | 09/06/2026

Edi Rama: Do ta çojmë përpara projektin e Kushner për resortin në Zvërnec

11:42 | 09/06/2026

Trump për marrëdhënien me Netanyahun: Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën

11:38 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com