Izet Haxhia i dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë.
Ngjarja në fjalë ndodhi më 12 shtator të vitit 1998.
Ish-bodigardi i ish kryeministrit Sali Berisha kundërshton vendimin e tetorit të vitit të kaluar të gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e shpalli fajtor duke e dënuar me21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit dhe truprojës së tij.
Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj të 2018.
Haxhia është arrestuar nga policia turke në vitin 2006. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta.
Atij nuk iu miratua azili po përfitoi një leje qëndrimi për një kohë të pacaktuar, me kushtin që të mos dilte jashtë Turqisë.
Për 12 vjet me radhë, autoritetet turke kishte refuzuar transferimin e tij në Shqipëri, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin dhe ky vendim u pranua edhe nga Ministri Turk i Drejtësisë.
2 vjeçari nga fshati Babinë i Tropojës u dënua në mungesë me 25 vjet burg nga Gjykata e Tiranës për vrasjen e Hajdarit në 29 prill të vitit 2002.
Por pas eksptradimit nga Turqia në vitin 2018, ai nisi betejën me drejtësinë shqiptare për një nga ngjarjet më të bujshme të këtyre 30 viteve, vrasjen e Azem Hajdarit.