Prej mbrëmjes së djeshme, Policia e Shtetit ka nisur menjëherë hetimet për të gjetur ekzekutorin e avokatit të njohur, Revik Gurra, në Elbasan. I ndjeri ishte avokat i disa bandave kriminale, si ajo e Shullazit, e Hakmarrjes për Drejtësi dhe Çapjave së fundmi.
Burimet bënë të ditur se Policia e Shtetit ka marrë në pyetje sot, anëtarë të fisit Çapja në Elbasan, me të cilët Gurra ishte mik dhe po ashtu, avokat në çështjet gjyqësore të hapura. Ende nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen e tij.
Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është ngritur në ndihmë të grupit hetimor, për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.
Ekzekutimi i avokatit të Shullazit/Policia kryen shoqërimet e para, zona e pajisur me kamera sigurie