Vrasja e Andi Malokut / Familja e të ndjerit padit në GJKKO Rrajën dhe Halilajn

Mësohet se familja e viktimës Maloku kërkon dëmshpërblim nga të lartpërmendurit për humbjen e jetës së Andi Malokut. Seanca e sotme ndaj Rrajës dhe Halilajt është shtyrë, për shkak të mungesës së të pandehurit Rraja.

24 vjeçari Maloku mbeti i plagosur në atentatin e 1 nëntorit 2019 të ndodhur në Shkozet, ndërsa drejtonte makinën, në të cilën ndodhej Prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho. Ai ndërroi më pas jetë në Spitalin e Traumës pasi mori dy plumba në afërsi të mushkërive dhe një në shtyllën kurrizore.