E enjte, 20 Janar, 2022
12.5 C
Tirana

Vrasja u përgatit në Zelandën e Re, pse CIA donte eliminimin e Mehmet Shehut

Vdekja e papritur e kryeministrit Mehmet Shehu, 17 dhjetorin e vitit 1981, mbetet një nga ngjarjet më të bujshme në historinë e vendit. Regjimi foli zyrtarisht për vetëvrasje në kushtet e një krize nervore, pasi për dy ditë Shehu u kritikua ashpër në Byronë Politike për shkeljen e vijës së Partisë së Punës.

Por dhjetëra prova dhe dëshmitarë flasin për një eliminim, me urdhër të vetë Enver Hoxhës. Pas ngjarjes, ky i fundit e akuzoi si agjent të amerikanëve që në kohën e luftës. Deri tani të dhënat e de-klasifikuara të CIA-s, nuk e mbështesin këtë pohim.

Por ka të ngjarë që ai të jetë rekrutuar pas lufte. Madje disa dokumente po të CIA-s, pretendojnë se agjenti “M” u kishte premtuar eliminimin e Hoxhës përmes helmimit, në këmbim të 3 milionë dollarëve. Por koha po kalonte, dhe ai nuk po vepronte. Ndaj eliminimi i Shehut nuk u prishte punë amerikanëve.

Ndërkohë, gati tre muaj përpara vrasjes së tij, një celulë e Sigurimit të Shtetit në Zelandën e re, kishte marrë urdhër të organizonte një vrasje politike në Shqipëri. A bëhej pikërisht fjalë për vrasjen e Mehmet Shehut? Një ish-agjent i Sigurimit pretendon që po.

                                      TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...