E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Vrasja e 25-vjeçarit/ Veliaj: Të bëhet drejtësi, jo si me 21 Janarin (VIDEO)

Kryeministri Rama premtoi se sot në orën 18:00 do të flasë lidhur me ekzekutimin e Klodianit nga policia. Po kështu, edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit. Nga Baldushku ku inspektoi dy shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit, Veliaj u shpreh se autori duhet të mbajë përgjegjësi, duke e cilësuar reagimin e qytetarëve për ngjarjen si të kuptueshëm. “Edhe familjet e Astrit Vrapit dhe Islam Tafës nga Baldushku do ta festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre të reja. Nuk ka gëzim më të madh sesa kur shohin banesën e re, të rindërtuar, më të mirë e më të fortë se ajo që kishin para tërmetit”, shkruan Veliaj bashkëngjitur videos në fjalë.


Në fjalën e tij me familjarët, duke iu referuar dëmeve të protestës së djeshme, Veliaj tha se janë të parëndësishme, dhe se ato do të rikuperohen. Veliaj, mjaft i prekur nga kjo ngjarje, u shpreh se e mirëkupton familjen dhe qytetarët e tjerë që u hodhën në protestë, pasi nuk ka gjë më të rëndë se sa të humbasësh fëmijën.

Kreu i Bashkisë shtoi më tej se familja është zemërthyer, dhe se autori duhet të mbajë përgjegjësi. Po kështu ka kërkuar nga drejtësia që ta çojë këtë çështje deri në fund. Ti zbardhë rrethanat dhe të vendoset një standard i ri, që këtu nuk ndodh gjë pa u ndëshkuar.

Minuta 4:44/ Fjala e Veliajt 

“Unë jam babai i një çuni të vogël, dhe e marr me mend si i është thyer zemra babait të Klodit sepse nuk besoj se ka gjë më të rëndë sesa të humbësh fëmijën. Një ditë do kesh vetë fëmijë (i drejtohet banorit të shtëpisë së re), dhe do e kuptosh çfarë dhimbje është kur të sëmuret, e jo më ta humbasësh.

Ajo familje është zemërthyer, dhe ka gjithë të drejtën e botës të jetë e mërzitur, këtë s’e luan topi. Që kanë merak për drejtësi, edhe kjo kuptohet. Imagjino sa gjëra kanë ndodhur në këtë shtet dhe nuk kanë parë drejtësi.

Ndaj, ata kanë të gjithë të drejtën e Zotit të mërziten, si edhe ata që prishin dhe dëmtojnë qytetin, rraqe janë, nuk është ndonjë hata, do i rikuperojmë prapë. Jeta do të vazhdojë. Ka edhe një lloj mirëkuptimi kur e shfryn mërzinë, por duhet bërë drejtësi, nuk duhet lënë si 21 Janari, që shteti të vriste dhe pastaj bëheshin heronj.

Ai që ka bërë gabimin, duhet të mbajë përgjegjësi. Ka të drejtë familja që është zemërthyer, se e mirëkuptoj totalisht. Ka të drejtë edhe një pjesë e qytetarëve, se jo të gjithë janë të dhunshëm.

Një pjesë e qytetarëve thjesht kanë një revoltë, dhe thonë kjo s’duhet të ndodhë, nuk ka arsye për t’i marrë jetën dikujt. Kurse ajo minoranca që shkatërron, nuk përben problem, do i rregullojmë prapë.

Por, në këtë fazë duhet të inkurajohet drejtësia që t’i shkojë deri në fund kësaj pune. Ti zbardhë rrethanat dhe të vendoset një standard i ri, që këtu nuk ndodh gjë pa u ndëshkuar. Pastaj, për të pastruar e rregulluar, pemë e drita, punë e madhe, rraqe janë. U prish shtëpia nga tërmeti, e ribëmë prapë më të fortë, shtëpia e vjetër ishte copë-copë. Për t’u ringritur do të ringrihemi, e vetmja çështje është që të ringrihemi më të mirë se ç’ishim kur ramë”, përfundoi Veliaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...