E hënë, 26 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Vranë babanë e 4 fëmijëve, gjykata vendos për dy kriminelët

Dy grabitësit vrasës të cilët mbrëmjen e 25 Prillit qëlluan për vdekje pronarin e një marketi në Kamzë, do të qëndrojnë në burg.

Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda, dolën këtë të hënë para gjykatës, ku u njohën me masën e sigurisë.

Dy të rinjtë e kanë pranuar krimin dhe kanë treguar edhe vendin ku kanë hedhur armën e krimit, megjithatë deri më tani policia nuk ka mundur ta gjejë. 

Sipas hetimeve të deritanishme, Vladimir Kurti është ai që ka qëlluar me armë zjarri në dyqanin e çiftit të bashkëshortëve, gjatë tentativës për të grabitur paratë në market.

28-vjeçari banon jo shumë larg shtëpisë së familjes Buci, ndërsa për të kryer grabitjen kishte kërkuar ndihmë edhe nga shoku i tij Ruzhdi Hode, për ta transportuar me makinë.

Më 25 Prill, Kurti dhe Hoda tentuan të grabisnin marketin e familjes Buci, në rrugën OSBE të Kamzës. Gjatë kësaj tentative ata vranë pronarin 52-vjeçar, Agim Buci dhe plagosën bashkëshorten tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tokio/ 13 vje1#arja japoneze fiton medaljen e arit në ‘skateboard’ për femra

Ari i parë olimpik në ‘skateboard’ për femra iu dha 13-vjeçaries japoneze Momiji Nishiya në eventin në dëborë në Ariake Sports Park. Nishiya shënoi 15.26...

Gjykata e Lartë me 8 anëtarë, Meta firmos dekretin për gjyqtarin Artur Kalaja

Nga dita e sotme, Gjykata e Lartë përbëhet nga 8 anëtarë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretin për emërimin e gjyqtarit Artur...

Merkato/ Juventusi do lojtarin e Junajtidit, vlen 50 milion

Juventusi ka nevojë për një sulmues, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Kristiano Ronaldon, prandaj vëmendja kthehet te flaka e vjetër, tek një...

Drejt vaksinimit të detyrueshëm? Çfarë vendimi është marrë për shkollat

Në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka dhënë komentin e saj se si mund të procedohet...

San Diego/ Leopardi i dëborës, pozitiv me Cov*d-19, izolohet me ‘partneren’

Ramil, një leopard i rrallë dëbore, u infektua me koronavirusin në kopshtin zoologjik të San Diegos në Kaliforni. E njëjta strukturë bëri të ditur,...